Një automjet tip “Volkswagen Touran” ka marrë flakë në lëvizje në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e quajtur “Skërficë”. Si pasojë, drejtuesi 37-vjeçar, Maridon Dhuli, ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Në ndihmë të tij ka ndërhyrë një qytetar, Sokol Ahmetaj, i cili ka arritur të shuajë flakët në trupin e të plagosurit duke përdorur xhupin e tij. LEXO edhe...Zjarr në ambientet e Top Albania Radio te Air Albania, ndërpritet programacioni i mëngjesit! Nuk dihen shkaqet Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, 37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Për shuarjen e zjarrit në automjet ndërhyri zjarrfikësja, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Xh.K/E.H/ReportTv.al Maridon Dhuli zjarr makine e djegur delvine Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10565 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
