Ka nisur në Tiranë Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA, me përfaqësues të 91 vendeve. Për herë të parë vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje me rëndësi mbi prioritetet dhe zhvillimin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve gjatë tre ditëve me takime, panele dhe tryeza diskutimi mes përfaqësuesve të vendeve. PISA është një studim ndërkombëtar, i organizuar nga OECD, që mat aftësitë e 15-vjeçarëve në gjithë botën në lexim, shkencë dhe matematikë. LEXO edhe...Zjarr në ambientet e Top Albania Radio te Air Albania, ndërpritet programacioni i mëngjesit! Digjet regjia dhe studio Në fjalën e saj gjatë ceremonisë ku ishte i pranishëm edhe Drejtori për Edukimin dhe Aftësitë, Andreas Schleicher, ministrja Mirela Kumbaro u ndal te ditët e fundit që kanë sjellë protesta të dhunshme. Ajo theksoi rëndësinë e arsimit për të gjetur zgjidhje përmes dialogut. “Edhe Tirana, si shumë kryeqytete europiane, po kalon ditë jo të lehta me tensione dhe përplasje në hapësirën publike, ku kufiri midis ndërgjegjes sociale dhe adrenalinës së turmës, është më i hollë se një fije floku. Prandaj na duhet të përdorim të gjitha mjetet, për të kuptuar se çfarë duhet të ndryshojmë në qasjen tonë, edhe në burokracinë tonë arsimore, që lëviz shumë më ngadalë se sa adrenalina te nxënësit. Ama një parim na bashkon të gjithëve. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të kenë hapësirën për të shprehur mendimet e tyre, për të bërë pyetje, për të kërkuar ndryshime dhe për të mos qenë dakord. Por siguria, mirëqenia dhe e drejta e tyre për të mësuar duhet të mbeten gjithmonë në qendër të përgjegjësisë sonë. E vërteta është diku në mes”, tha Kumbaro. Përgjatë 9 ditëve të shkuara, protestuesit janë vendosur çdo ditë para Ministrisë së Arsimit duke sulmuar godinën dhe efektivët. Dita e vetme që nuk shënoi incidente ishte e mërkura. P.J/ReportTv.al Mirela Kumbaro PISA OECD Andreas Schleicher Tirane ministria e arsimit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10642 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

