Lajme Zone
Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)

Me origjinë nga Abati i Shkodrës, ai kërkohet nga drejtësia shqiptare nën dyshimin,  se u përfshi në një mashtrim  gjatë periudhës kohore 25 Dhjetor 2017 dhe 10 Janar 2018.

Një llogari e hapur me drejtësinë prej 2017-ës ka çuar në pranga një shqiptarë në Angli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, raporton Top Channel Të dhënat e disponuara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu prej gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court në Londër, tregojë se përpara kësaj gjykate, ka dalë për qëllim ekstradimi Gjovalin Troja. Me origjinë nga Abati i Shkodrës, ai kërkohet nga drejtësia shqiptare nën dyshimin, se u përfshi në një mashtrim gjatë periudhës kohore 25 Dhjetor 2017 dhe 10 Janar 2018. LEXO EDHE:Kapet në Ndroq 33-vjeçari i kërkuar nga Italia për tentativë vrasjeje, pritet ekstradimi Në urdhër arrestin ndërkombëtar, lexuar në gjykatë thuhet se “Gjovalin Troja 49 vjeç, në bashkëpunim me persona të tjerë përmes mashtrimit i morën shtetasit Y.K një automjet model Benz E Class , duke mos e paguar dhe po me mashtrim Troja, përfitoi shumën prej 5,000 Euros”. Gjovalin TROJA për qëllim ekstradimi nga Anglia në Shqipëri u arrestua nga Skuadra Kombëtare e Ekstradimeve në NCA në qytetin Stroke-on-Trent. Shkodrani Troja do ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht deri në seancën e radhës të 1 Tetorit, pasi vendosi një garanci pasurore prej 5 mijë stërlinash dhe i është vendosur në këmbë një pajisje monitorimi elektronike GPS./TopChannel U.D/Shqiptarja.com TAG: shqiptaret ne britani angli Londër Interpol Roma Gjovalin Troja Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6807 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?