Lajme Zone
Maida Lozi kampione e Evropës, peshëngritësja shqiptare shkëlqen me dy medalje ari dhe një argjendi
SportShqiptarja

Maida Lozi kampione e Evropës, peshëngritësja shqiptare shkëlqen me dy medalje ari dhe një argjendi

Sportistja kuqezi garoi në kategorinë e peshave deri në 77 kilogramë për moshat U17.

Shqipëria ka festuar një tjetër sukses të rëndësishëm në peshëngritje. Maida Lozi është shpallur Kampione e Evropës për të rinjtë U-17 në turneun që u mbajt në Prishtinë. Lozi i ka dhuruar ekipit kuqezi dy medalje ari dhe një medalje argjendi. Maida Lozi e filloi në mënyrën më të mirë të mundshme garën, duke realizuar me sukses të treja provat në stilin e shkëputjes, përkatësist me 82 kilogramë, 85 kg dhe 87 kg, duke merituar medaljen e parë të artë. Më tej, në shtytje, peshëngritësja shqiptare gaboi provën e parë me 101 kg, por u korrigjua menjëherë, duke realizuar dy prova të shkëlqyera me 101 dhe 105 kilogramë, duke fituar medaljen e argjendit. Ndërkohë, me 192 kg në total, Maida Lozi bëri të sajën medaljen e artë edhe në dygarësh, për të finalizuar një kompeticion me rezultate të mëdha. LEXO EDHE:Taranto 2026/ Eliminohen Henri Rrufa dhe Even Qarri, nuk lënë gjurmë në Lojërat Mesdhetare Ky rezultat është fryt i punës së sportistes, e cila stërvitet nën drejtimin e trajnerit të saj, Ervis Tabaku, si dhe trajnerit të ekipit kombëtar për të rinj, Florenc Çela. Pas tre medaljeve nga Antonino Mullisi (1 ar, 1 argjend dhe 1 bronz) si dhe pas dy medaljeve të bronzta nga Esmond Marku, ka qenë radha e Maida Lozit për tre medalje të tjera në kategorinë e peshave deri në 77 kilogramë. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Maida Lozi peshengritje prishtine koksh Esmond Marku Antonino Mullisi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35.1% Nuk e di 12.8% Vota total: 4330 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?