Lajme Zone
Tërmet te Atlético, mungon për të tretën ditë radhazi, Julián Álvarez dorëzon raport mjekësor, është në depresion
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmet te Atlético, mungon për të tretën ditë radhazi, Julián Álvarez dorëzon raport mjekësor, është në depresion

Situata e Julián Álvarez te Atlético Madrid po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Situata e Julián Álvarez te Atlético Madrid po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Sipas raportimeve të radios spanjolle COPE, sulmuesi argjentinas i ka dorëzuar klubit një raport mjekësor që lidhet me një gjendje depresive dhe për këtë arsye ka munguar në stërvitje për të tretën ditë radhazi.

Álvarez ndodhet në qendër të një përplasjeje mes Atlético Madrid dhe Barcelonës. Katalanasit e shohin argjentinasin si objektivin kryesor për sulmin, ndërsa klubi madrilen ka qenë kategorik se nuk dëshiron ta shesë te Barcelona, duke deklaruar se mundësia e një transferimi të tillë është “0%”.

Situata është përshkallëzuar edhe më tej në ditët e fundit. Álvarez nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Sevillas, ndërsa trajneri Diego Simeone ka deklaruar se do ta mbështesë lojtarin dhe do të bëjë gjithçka për ta rikthyer në gjendjen më të mirë.

Kështu, saga Álvarez-Barcelona merr një tjetër kthesë, vetëm pak ditë para mbylljes së merkatos së verës. Top Channel