Jude Bellingham duket se po gjen gjithnjë e më shumë veten te Real Madrid. Në fitoren e thellë 4-1 ndaj Real Sociedad, mesfushori anglez ishte një nga protagonistët kryesorë të skuadrës së José Mourinhos, duke dhënë një tjetër sinjal të fortë për rëndësinë që do të ketë në këtë sezon.
Në një mbrëmje ku Kylian Mbappé mori gjithë vëmendjen me hat-trick-un e tij, Bellingham ishte njeriu që i dha ritëm dhe ide lojës së Realit. Anglezi regjistroi dy asistime, duke qenë vendimtar në golat që ndryshuan rrjedhën e takimit.
Performanca e tij nuk u kufizua vetëm te statistikat e golave. Bellingham krijoi katër raste për shënim, më shumë se pjesa më e madhe e lojtarëve në fushë, ndërsa kompletoi tre driblime dhe regjistroi një saktësi prej 92.3% në pasimet në të tretën e fundit. Shifra që tregojnë qartë ndikimin e tij në fazën ofensive të madrilenëve.
Në pjesën e parë Real Madridi nuk ishte në nivelin e tij më të mirë dhe Sociedad arriti të krijojë vështirësi. Por pas pushimit, skuadra ndryshoi ritëm dhe Bellingham ishte një prej lojtarëve që ndezi ofensivën madrilene.
Fillimisht, anglezi asistoi Mbappén për golin që riktheu Realin në avantazh, ndërsa më pas ishte sërish në qendër të aksionit duke ndihmuar edhe Vinícius Junior të gjente rrugën e rrjetës. Në fund, Mbappé kompletoi hat-trick-un dhe vulosi një fitore që i dha Realit një tjetër nisje pozitive në kampionat.
Por përtej dy asistimeve, ajo që ra më shumë në sy ishte mënyra se si Bellingham lëvizi mes linjave, kërkoi topin, u përfshi në ndërtimin e aksioneve dhe krijoi hapësira për yjet e tjerë të sulmit.
Me Mourinho-n tashmë në stol, Real Madridi po kërkon të ndërtojë një skuadër ku yjet ofensivë të mund të shfrytëzojnë maksimalisht potencialin e tyre. Dhe në këtë skemë, Bellingham pritet të jetë një nga figurat kryesor

