Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për përshkallëzimin e agresionit rus në Europë, pas një sërë incidentesh të regjistruara ditët e fundit në disa vende. “Gjatë 24 orëve të fundit, disa nga partnerët dhe aleatët tanë europianë janë përballur sërish me incidente serioze që tregojnë një nivel të ri agresioni nga ana e Rusisë. Duke intensifikuar luftën e saj agresive kundër Ukrainës dhe duke ndjekur një axhendë agresive në territorin europian, Rusia po ndërmerr një veprim të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm, që vetëm mund ta izolojë edhe më tej dhe të forcojë vendosmërinë dhe unitetin e europianëve, si dhe të të gjithë atyre që dëshirojnë të punojnë për paqen dhe stabilitetin në kontinentin tonë”, tha Macron të shtunën. LEXO edhe...Francë/ Kapet me 114.6 kg kokainë të fshehur në kamion, arrestohet shoferi shqiptar! 50-vjeçari e mohon në polici: Ishte vendosur pa dijeninë time Shqetësimet janë shtuar pas raportimeve për shkelje të hapësirës ajrore, tentativa të dyshuara sabotimi dhe kërcënime ndaj personave të lidhur me Ukrainën. Në Poloni, autoritetet njoftuan rrëzimin e dy raketave ruse dhe një droni me motor reaktiv në territorin e vendit. Incidenti solli reagime nga aleatët e NATO-s, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, zhvilloi një vizitë në Varshavë. Edhe Estonia ka marrë masa parandaluese, duke pezulluar kalimet rrugore me Rusinë për të shmangur incidente të tjera në kufi. Ndërkohë, sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vijuar, duke dëmtuar edhe ura me rëndësi strategjike mbi lumin Dnieper. Macron shprehu solidaritet me vendet e prekura dhe paralajmëroi se veprimet e Moskës mund ta izolojnë edhe më tej Rusinë, ndërsa partnerët europianë mund të dalin më të bashkuar dhe më të vendosur përballë saj. Europa është përballur me një sërë sulmesh kibernetike dhe incidentesh fizike këtë muaj. Sipas një raporti të DigitalEurope, nga 18 tetori deri më 18 nëntor janë regjistruar 16 incidente, përfshirë 11 sulme kibernetike dhe pesë incidente fizike. Mes tyre janë ndërhyrjet në sistemet e ftohjes së supermarketeve në disa vende europiane, humbja e sinjalit GPS nga rreth 80 avionë mbi Detin e Veriut dhe kërcënimet e rreme për bomba që prekën më shumë se 35 fluturime. U.D/ReportTv.al france Rusi Emmanuel Macron Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.2% Protesta 21.8% Asnjëra 6% Vota total: 1259 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

