Lajme Zone
“Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep”/ Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Largohu, dëgjo studentët dhe kërko falje!
PolitikëBalkanWeb

“Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep”/ Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Largohu, dëgjo studentët dhe kërko falje!

Dr. Edmond Faber, bashkëshorti i ish-ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë.

Dr. Edmond Faber, bashkëshorti i ish-ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë. Në mesazhin e tij, Faber kujton mbështetjen që i ka dhënë Partisë Socialiste dhe Ramës në vitin 2013, kur ky i fundit erdhi në pushtet, ndërsa shpreh zhgënjimin për mënyrën se si është qeverisur vendi gjatë viteve të fundit. Ai ngre akuza për korrupsion dhe skandale, duke përmendur edhe zyrtarë të qeverisë. Faber i bën thirrje kryeministrit të reflektojë dhe të largohet nga pushteti, duke përdorur një shprehje mirditore: “Trim nuk është vetëm ai që qëndron, por edhe ai që ikën. Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep”. Në letrën e tij, ai thekson se largimi në momentin e duhur do të ishte një akt dinjiteti dhe, sipas tij, do të ndihmonte në qetësimin e situatës dhe përfundimin e protestave. “Dëgjoi studentët dhe kërkoji falje në televizion”, i drejtohet Faber kryeministrit, duke e paralajmëruar se nëse nuk vepron tani, mund të jetë tepër vonë. Në përfundim të mesazhit, ai i drejtohet Ramës me fjalët “Lamtumirë i dashur Edi, suksese në jetë”, duke e cilësuar veten si një qëndrestar të hershëm të Partisë Socialiste. LETRA

I nderuar Kryeministër Rama,

I dashur Edi, Kam shkruar mjaft herë për problemet e

shumta të keq-qeverisjes, dhe jam kritikuar nga pushtet-mbajtes, por jam lëvduar nga mijra e mijra qytetarë dhe miq të mij si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj.

Këto ditë kam kujtuar me orë të tëra kalvarin e gjatë te perpjekjeve dhe përplasjeve për sjelljen ne pushtet të PS dhe Ty si Kryeministër. Ti në atë kohe të largët të fillim pranverës te vitit 2013, erdhe në Spitalin e Traumës dhe çele fushatën elektorale ku gjithë populli të përkrahu dhe ti erdhe në pushtet. Atëherë isha krenar, sepse isha idealist, desha nje zhvillim ekonomik dhe kulturor europian për gjithë shqiptarët. Dalë nga dalë pushteti yt degjeneroi në skandale të pa dëgjuara ndonjë herë, deri ne korruptimin e shefit të shërbimit sekret…… Ku Gysi dhe Beqiri vodhën me qindra milionë euro, ku banda e drejtorëve të tu…..ishte në garë kush e kush të bënte më shumë lekë se shoshoqi. Ku Deputetet e listave të tua si motrat e Këpëratës, bëjnë sfilata mode në një vënd të drobitur nga varferia. Nuk do zgjatem më shumë, sepse Elisa ti kishte rreshtuar më mirë se unë. Unë dua vetëm të të ndihmoj edhe një herë, për herë të fundit, duke të siellë nie shprehie mirditore.

Trim nuk është vetëm ai që qëndron, por edhe ai që ikën, dhe mirditorët thonë: Ma mirë një e hikme me nder… se sa një e qëndrume për gazep. Të largohesh në momentin e duhur (edhe pse je ca me vonesë) është dinjitet. Largohu me nder, që protestat të mbyllen, populli të qetësohet dhe jeta te rifillojë. Mos i lër turpin Zahos dhe Gregut të dëgjojnë jo mirë per babanë e tyre. Dëgjoi Studentët, dhe kërkoi

falje në televizion (sepse po tu dalësh përpara……do të të turpërojnë). Bëje sot këtë……..se nesër do jetë shumë vonë. Lamtumirë i dashur Edi, suksese në jetë.

Me respekt, një qëndrestar i hershëm i PS.

Dr Edmond Faber. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: e hapur Edmond Faber Letra profesori rama