Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën në mbrëmje mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka marrë vendim që në seancën e nesërme të Kuvendit t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.Në njoftimin e LVV-së thuhet se vendimi është marrë në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë vendit stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të parandaluar zgjedhjet e reja. “U konstatua që ndodhemi në momentet vendimtare për t’i dhënë vendit stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të parandaluar edhe një palë zgjedhje të reja, të panevojshme për shtetin e qytetarët dhe të kushtueshme për buxhetin e të ardhmen”, thuhet në njoftim.Sipas LVV-së, zgjedhjet e parakohshme të përsëritura do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet.Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të vazhdojë të dielën në orën 10:00. LVV ka deklaruar se ka qenë dhe mbetet e gatshme të votojë për nënkryetarë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, me kusht që ata të mos e bojkotojnë procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të mos e çojnë vendin në zgjedhje të reja.“Megjithëkëtë, kryesia e LVV mori vendim që nesër të votojmë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Presim që pas konstituimit të kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër”, thuhet në njoftim.Në njoftim, LVV ka rikujtuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kur, sipas saj, si subjekt fitues me partnerët e koalicionit parazgjedhor dhe deputetët e komuniteteve joshumicë kishte 57 deputetë.“Pra vetëm katër deputetë mangu, e duke e zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, plot katër herë e ndryshuam emrin e kandidatit tonë për kryetar kuvendi para se të zgjidhej Dimal Basha me 26 gusht, pesë muaj pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit”, thuhet në reagimin e LVV-së. Partia në pushtet ka përmendur edhe refuzimin e kandidatëve të saj të atëhershëm për kryetar të Kuvendit, përfshirë Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën, Hekuran Muratin dhe Arbërie Nagavcin.“E pra, ne kemi vendosur t’i votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën, edhe nëse nuk i ndërrojnë emrat e kandidatëve qysh bëmë ne”, thuhet në njoftim.LVV ka bërë të ditur se deputetët e saj do ta votojnë Vlora Çitakun sapo ajo të ripropozohet nga PDK-ja në seancën e së dielës.“Nesër në mëngjes deputetët e PDK-së porsa ta ripropozojnë Vlora Çitakun (e cila edhe ashtu i ka edhe dy mundësi), ne do ta votojmë”, thuhet në njoftim.Ndërkaq, LVV ka shprehur shpresën që Kujtim Shala, si nënkryetar i ardhshëm i Kuvendit, të marrë pjesë në seancën ku do të votohet për Bekim Sejdiun si president, në përputhje me marrëveshjen LVV-LDK.“Gjithashtu, shpresojmë që edhe deputeti Kujtim Shala, nënkryetar i ardhshëm i kuvendit, të marrë pjesë në seancën kur do të votohet për Bekim Sejdiun president sipas marrëveshjes LVV-LDK”, përfn njoftimi./Telegrafi/

