Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë. Shkak janë bërë punimet për rehabilitimin e shkarkuesit kryesor. Në pamje shihet se rezervuari është tharë dhe mijëra peshq kanë mbetur në baltë. Një pjesë e tyre janë dekompozuar, duke krijuar ndotje mjedisore. LEXO edhe...Tharja e rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë, Korreshi: Një masakër, për të rregulluar hinkën e daljes është tharë e gjithë këneta Shkarkuesi i rezervuarit prej kohësh ishte i bllokuar dhe për rehabilitimin e tij, Bashkia e Lushnjës ka akorduar një fond prej 32 milionë lekësh. Ndërhyrja duhet të kishte përfunduar para 1 viti, por firma që ka fituar tenderin ka kërkuar shtyrje të afatit të punimeve. Banorët thonë se rrjetat e vendosura përpara shkarkuesit nga ish-administratori i peshkimit kanë ndikuar në bllokimin e tij. Megjithatë kjo pritet të sqarohet nga bashkia, e cila ende nuk ka reaguar për situatën e rëndë mjedisore dhe ecurine e punimeve në rezervuar. Ora 20:53 Tharja e rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë, Korreshi: Një masakër, për të rregulluar hinkën e daljes është tharë e gjithë këneta Deputeti PD, Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me tharjen e rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë. Ndërsa ka qenë në zonë dhe ka biseduar me disa banorë, Korreshi shprehet se kjo është një masakër."Tonelata peshqish të ngordhur kanë dalë në rezervuarin e Kasharajt. Tmerr i vërtet me atë që ka ndodhur në Rezervuarin e Kasharajt. Për të rregulluar hinkën e daljes është tharë e gjithë këneta. Peshqit ngordhën nje kërrmë e madhe tani.Ndërkohë nga më bejne më dije ekspertet e fushës kjo dramë mund të ishte duke ndërtuar një mini argjinaturë përpara hinkës që të ruhej uji dhe të shpëtohej e gjithë kjo masakër. Por i kanë rënë shkurt më mirë e thajmë. Tmerr. Po pastrimi që nuk është në tender si me ja bërë", shkruan Korreshi Share Xh.K/ReportTv.al lushnje Fier peshq rezervuar Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.7% Disi 7.3% Vota total: 3985 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

