Lajme Zone
Lushaku Sadriu për PISA-n: Pas gjashtë vjetësh të Qeverisë Kurti, rezultatet e nxënësve më të dobëta se në vitin 2015
PolitikëTelegrafi

Lushaku Sadriu për PISA-n: Pas gjashtë vjetësh të Qeverisë Kurti, rezultatet e nxënësve më të dobëta se në vitin 2015

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në arsim, duke i cilësuar rezultatet e nxënësve të Kosovës në testin PISA si shqetësuese.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në arsim, duke i cilësuar rezultatet e nxënësve të Kosovës në testin PISA si shqetësuese.Duke folur në “Përballje Podcast” në Telegrafi, ajo ka thënë se rezultatet në vlerësimin ndërkombëtar dëshmojnë nevojën për më shumë angazhim në përmirësimin e cilësisë së arsimit. “Që gjashtë vjet kanë qeverisur. Nxënësit tanë në testin PISA kanë treguar rezultate më të ulëta se në vitin 2015. Imagjinoni, më pak se atëherë, kur e kemi pasur testin PISA njëmbëdhjetë vjet përpara”, ka deklaruar Lushaku Sadriu, shkruan Telegrafi.Ajo ka shprehur shqetësim për nivelin e njohurive të nxënësve në matematikë, të kuptuarit e tekstit dhe shkencë, duke kërkuar që institucionet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj fushe. - YouTube www.youtube.com Sipas saj, vlerësimet ndërkombëtare duhet të shërbejnë për të kuptuar mangësitë në sistemin arsimor dhe për të ndërmarrë masa për përmirësimin e tij.“Duhet të bëjmë tepër shumë në këtë aspekt”, është shprehur ajo.Në kuadër të kritikave ndaj qeverisjes, Lushaku Sadriu ka paralajmëruar se LDK-ja do të kërkojë përgjegjësi në Kuvend për zbatimin e reformave të premtuara.“Do të kërkojmë llogari nga Qeveria për të gjitha reformat që i ka premtuar”, ka deklaruar ajo. Pyetësori i Telegrafit: 82,1% e pjesëmarrësve kërkojnë që arsimi të shpallet urgjencë kombëtareNdryshe më shumë se tetë në dhjetë pjesëmarrës në pyetësorin online të Telegrafit vlerësojnë se gjendja në arsim duhet të shpallet urgjencë kombëtare dhe se ky sektor duhet të jetë prioriteti numër një i Qeverisë. Këtë qëndrim e kanë shprehur 389 nga 474 pjesëmarrësit, apo 82,1 për qind e tyre. /Telegrafi/