Trazirat e vitit 1997, të rrëfyera përmes fatit të një nëne dhe djalit të saj erdhën në ekran përmes filmit “Luna Park” me regji të Florenc Papas në Festivalin e 14-të Kombëtar të Filmit Shqiptar. Filmi sjell një tjetër këndvështrim mbi një prej periudhave më të errëta të shoqërisë shqiptare. “Ky është një film që flet direkte për momentin kur fillojnë gjithë shkaqet dhe pasojat e '97-ës.”, tha producenti Dritan Huqi. Në qendër të filmit është Toni, një fëmijë që përjeton bashkë me të ëmën pasojat e një shoqërie të zhytur në pasiguri. Por krahas historisë familjare, filmi rikthen edhe figurat që u shfaqën në Shqipërinë e asaj kohe, mes tyre edhe personazhin e Bertit, interpretuar nga Nik Xhelilaj. LEXO EDHE:Sot dita e gjashtë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Program i larmishëm, nga filmat artistikë te dokumentarët Një nga aktorët shqiptarë më aktivë të viteve të fundit, Xhelilaj ka ndërtuar një karrierë që shtrihet edhe përtej Shqipërisë, në produksione ndërkombëtare. Në “Luna Park”, ai zgjedh të hyjë në lëkurën e një personazhi negativ, një prej atyre figurave që publiku i lidh me periudhën e skemave piramidale. “Personazhi është ai personazhi i keq që e njohim ne si publik. Ai i firmave piramadale. Edhe pse në një minutazh mbase jo protagonisti, po mendoj se në film i shërben mjaft për të kuptuar atë konfliktin pastaj që ka drama e djalit edhe e nënës.”, thotë aktori Xhelilaj për “Report TV”. Për Xhelilajn, rikthimi te ’97-a nuk është thjesht një interpretim. Ai e ka përjetuar atë periudhë si fëmijë dhe, për këtë arsye, atmosfera e filmit i vjen edhe si një kujtim personal. “Unë atëherë kam qenë fëmijë kur na kapi kjo dhe është shumë e çuditshme kur e shikon Shqipërinë e ditës së sotme se sa shumë e harruar është si ngjarje. Por disa plagë janë akoma.” Berti është, siç e përshkruan vetë aktori, një figurë larg heroit pozitiv. Pikërisht kjo e ka bërë rolin më tërheqës për të. Krahas tij, në film interpreton edhe aktorja nga Kosova, Adriana Matoshi. “Është një personazh që mua më ka shijuar shumë, sepse është pak ndryshe nga të tjerët. Jo më ky heroi pozitiv, po ky heroi i keq, negativ, le të themi.”, vëren Xhelilaj. Pas shfaqjeve në disa festivale jashtë vendit, “Luna Park” rikthehet përpara publikut shqiptar, në një festival që synon të mbledhë në një ekran prodhimet kinematografike shqiptare të 14 viteve të fundit. Për Nik Xhelilajn, kjo prani ka një rëndësi që shkon përtej një shfaqjeje filmi. “Mund të ketë dhe më shumë festivale të tilla. Mbase mos të krijohet kjo periudhë e gjatë pa festivale të filmit kombëtar, se se në fund të fundit është identiteti i një vendi.”, thekson aktori. Xhelialj tregon se për momentin ai është duke punuar në një projekt filmik në Gjermani, xhirimet për të cilin pritet të nisin në nëntor, megjithatë, pjesëmarrja në filma shqiptarë për të është gjithmonë diçka e veçantë dhe e mirëpritur. B.G/E.H/Shqiptarja.com TAG: Festivali Kombetar i Filmit Shqiptar nik xhelilaj Dritan huqi Filmi shqiptar kinematografia shqiptare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 1617 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
