Lajme Zone
Luigi Mangione pranon vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Luigi Mangione pranon vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare

Luigi Mangione, 28 vjeç, ka pranuar në gjykatën federale n...

Luigi Mangione, 28 vjeç, ka pranuar në gjykatën federale në Manhattan se ka vrarë Brian Thompson, ish-CEO i kompanisë së sigurimeve shëndetësore UnitedHealthcare.

Gjatë seancës të së premtes, Mangione u deklarua fajtor për akuzat federale për përndjekje që rezultoi në vdekje. Ai tha në mënyrë të drejtpërdrejtë: “E qëllova zotin Thompson në Manhattan dhe ai vdiq.”

Thompson, 50 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, u qëllua nga pas më 4 dhjetor 2024, teksa po hynte në një hotel në Midtown Manhattan.

Në gjykatë, Mangione lexoi një deklaratë ku pranoi se e kishte planifikuar sulmin paraprakisht, kishte udhëtuar drejt Nju Jorkut me qëllimin për të vrarë Thompson. Ai tha se motivi lidhej me përvojat e tij me sistemin shëndetësor dhe dhimbjet e rënda që kishte përjetuar pas një dëmtimi në shpinë.

Sipas deklaratës së tij, Mangione kishte mësuar se UnitedHealthcare do të zhvillonte konferencën e saj vjetore për investitorët në Manhattan në dhjetor 2024. Ai udhëtoi drejt Nju Jorkut dhe para konferencës, kontaktoi kompaninë duke u paraqitur si investitor.

Mangione përballet me dënim maksimal deri në burgim të përjetshëm për akuzat federale. Prokurorët kanë rekomanduar një dënim prej 24 deri në 30 vitesh, por gjyqtarja Margaret Garnett theksoi se rekomandimi nuk është detyrues dhe se vendimin përfundimtar e merr gjykata. Dënimi federal është caktuar për 18 dhjetor.

Familja e Brian Thompson tha se pranimi i fajësisë përbën “një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë”, por shtoi se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi edhe në proceset gjyqësore në Nju Jork dhe Pensilvani.

Ndërkohë, pranimi i fajësisë në gjykatën federale mund të ndikojë në çështjen e veçantë penale në shtetin e Nju Jorkut. Mangione përballet atje me tetë akuza, përfshirë vrasje të shkallës së dytë dhe akuza për armëmbajtje. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.