Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta Veliaj-Rama, Tabaku: Tirana e pajetueshme, shkak mos-menaxhimi prej kohësh! Vizita e Gogut në paraburgimin e Fierit, si mesazh i dërguar nga organizatat kriminale


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se sot Tirana është bërë e pajetueshme, për shkak se sipas saj, prej kohësh është e pamenaxhuar. Komentet Tabaku i bëri në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ku tha se Tirana është kthyer në plaçkë politike e kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama. LEXO edhe...Nisin gjobat e para për protes

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se sot Tirana është bërë e pajetueshme, për shkak se sipas saj, prej kohësh është e pamenaxhuar. Komentet Tabaku i bëri në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ku tha se Tirana është kthyer në plaçkë politike e kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama. LEXO edhe...Nisin gjobat e para për protestën, 16 ndëshkime me 50 € për bllokimin e rrugës! Ja sa burg rrezikohet për tentativë vrasje ndaj policëve (VIDEO) “Unë u përpoqa shumë që të isha në kohë sot për këtë emision, por Tirana është bërë e pajetueshme, e pamenaxhuar prej kohësh dhe është shumë e vështirë që të programosh që të jesh këtu fiks. Sot më mëngjes kisha bërë një koment. Për mua s’ka rëndësi fare lufta e tyre e brendshme. Për mua janë të dy të ikur. Për mua ka rëndësi që sot Tirana nuk ka menaxhim mbetjesh, nuk ka ujë 24 orë. Tirana është kthyer si një plaçkë politike. Njëri e kërkon për interesa të vetat dhe ta përdorë si persekutim politik, tjetri e kërkon për interesa të veta dhe ta përdorë për kapitalin ekonomik që Tirana prodhon”, tha mes të tjerash Tabaku. Për Tabakun, në mesin e asaj që ajo e cilësoi si lufta Rama-Veliaj, ndodhen qytetarët, të cilët sipas saj po vuajnë pasojat. Sipas Tabakut, as Veliaj e as Rama nuk e kanë mendjen te Tirana, por te interesat e veta. Për Tabakun, Veliaj është njeriu që para se të arrestohej, në emër të kryeministrit Edi Rama kryente sulme e kërcënime ndaj kundërshtarëve politikë. “Fatkeqësia është që në mesin e kësaj lufte, ndodhen qytetarët. Dhe asnjëri nga të dy, as Veliaj e as Rama nuk e kanë mendjen te qytetarët. Edhe kur ishte jashtë qelisë, e njëjta situatë ishte. Por sot po e përdor për interesat e veta politike. Ndërkohë që ky tjetri jashtë e do për lejet e ndërtimit. Mos kujto se ka diçka parimore në luftën e hapur mes tyre. S’ja vlen fare që unë ta diskutoj. Veliaj është njeriu që deri dje në emër të Ramës i bënte gjithë këto sulme e kërcënime dhe sot po i vuan në kurriz. Sistemi që ka përqëndruar gjithë potencialin ekonomik, vendimmarrjen në duart e një njeriu, sot po i bën të vuajnë qytetarët e Tiranës”, shtoi Tabaku. Për vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në paraburgimin e Fierit për t’u takuar me Veliajn, Tabaku tha se janë njësoj si mesazhet që organizatat kriminale i dërgojnë njëra-tjetrës. Rama dhe Veliaj janë sipas Tabakut arsyet pse qytetarët sot janë ngritur në protestë, teksa tha se kryebashkiaku ka kryebashkiaku ka qenë një nga lojtarët kryesorë për ngritjen e këtij sistemi politik në Shqipëri dhe një nga kopjet kryesore të Ramës. “Këta operojnë si një organizatë kriminale, i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit. Kërcënojnë njëri-tjetrin. Fokusi për mua është te qytetarët e Tiranës. Të dy nuk i ofrojnë dot gjë as Tiranës, e as Shqipërisë. Arsya pse njerëzit po protestojnë është edhe për sistemin e ngritur nga Rama, ku Veliaj ka qenë një nga lojtarët kryesorë, një nga kopjet kryesore të Ramës”, përfi Tabaku. R.Xh/M.V/ReportTv.al Sot Live në Shqipëri edi rama erion veliaj Jorida Tabaku Tirane bashkia tirane proteste protestat kunder qeverise toni gogu lufta veliaj rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.4% Veliajn 31.7% Asnjërin 19.9% Vota total: 186 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?