Dronët ukrainas goditën gjatë natës rafinerinë ruse të naftës në Jaroslavl, të pestën më të madhe në vend, rreth 700 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Lajmin e raportuan mediat lokale, sipas të cilave nga sulmi janë goditur edhe disa banesa të civilëve. Nga ana tjetër, tre civilë mbetën të vrarë gjatë një sulmi rus në Balakliia, në Ukrainë. Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale përmes Telegramit. LEXO EDHE:Njihuni me 'vejushat e zeza' të Rusisë, zbardhet skema e mashtrimit: Martohen me ushtarët para se të nisen në luftë, për të marrë milionat e kompensimit në rast vdekjeje Ndërkohë një avion i DHL u përplas në një lartësi prej 400 metrash me një objekt fluturues të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në qiellin mbi Lajpcig të Gjermanisë. Më pas, avioni u ul në mënyrë të sigurt në Hanover, ku u konstatuan dëmtime në pjesën e përparme të tij. Lajmin e raportoi gazeta Bild, pasi në të njëjtin aeroport u gjet një dron me lëndë shpërthyese pranë një avioni ukrainas. Ende nuk është e qartë nëse ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse bëhet fjalë për të njëjtin dron, i cili fillimisht u përplas me avionin e mallrave të DHL-së dhe më pas u gjet në tokë pranë avionit ukrainas, apo për dy objekte të ndryshme. Sistemi kundër dronëve i aeroportit kishte identifikuar në fakt dy dronë. Qeveria Federale, në një konferencë për shtyp, deklaroi se “hetimet janë ende në vazhdim”. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: gjermani Rusi lufta ne ukraine sulm me dron Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 60.1% Nuk e di 4.8% Vota total: 1200 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
