Lajme Zone
Lufta/ Ukraina lëshon 600 dronë drejt Moskës! Zelensky: 55% e kapacitetit rus të rafinimit të naftës është jashtë funksionit
BotëReport TV

Lufta/ Ukraina lëshon 600 dronë drejt Moskës! Zelensky: 55% e kapacitetit rus të rafinimit të naftës është jashtë funksionit

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës vijon të përshkallëzohet. Gjatë orëve të natës forcat ukrainase lëshuan 600 dronë kundër rajonit të Moskës, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës vijon të përshkallëzohet. Gjatë orëve të natës forcat ukrainase lëshuan 600 dronë kundër rajonit të Moskës, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin, në Telegram. Në Distriktin Seversky të Krai Krasnodar të Rusisë, sipas kreut të administratës së distriktit, Alexei Cheverev nga sulmet me dronë të plagosur mbetën 6 persona. Në Severskaya disa shtëpi u dëmtuan. LEXO edhe...Putini, ndryshimi strategjik dhe kërcënimi për Evropën! Presidenti rus po mbështetet në përçarjet perëndimore për të ‘riformësuar kontinentin’ Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat ukrainase kanë shkatërruar 55% të kapacitetit rus të rafinimit të naftës. Deklarata vjen ndërsa dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi vazhdojnë të synojnë objektet ruse të prodhimit të naftës që furnizojnë me energji forcat e armatosura të vendit dhe ndërsa sulmet ruse vazhdojnë të synojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës. "Kjo është një përgjigje e përshtatshme ndaj refuzimit të Rusisë për të ulur tensionet dhe sulmeve të saj ndaj infrastrukturës sonë energjetike", tha udhëheqësi ukrainas. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al lufta ne ukraine Rusi Volodymyr Zelensky Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.4% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.1% Vota total: 3288 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?