Të paktën gjashtë persona janë vrarë në Rusi pasi Ukraina lëshoi një breshëri dronësh brenda 24-orëve. Në atë që duket të jetë hakmarrje për sulmet e fundit me raketa balistike të Moskës, Ukraina nisi drejt Rusisë 1,478 dronë dhe të paktën nëntë raketa. LEXO edhe...Kievi dhe Moska shkëmbejnë sulme të forta, Ukraina lëshon rreth 1500 dronë në territorin rus gjatë 24 orëve të fundit Ky konsiderohet si sulmi më i madh i kryer ndonjëherë nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Pesë persona thuhet se u vranë në rajonin e Rostovit, në Rusinë jugperëndimore, tha guvernatori lokal. Në rajonin e Moskës, një burrë 83-vjeçar u vra pasi një dron goditi shtëpinë e tij. "Me keqardhje të thellë raportoj vdekjen e gjashtë personave si rezultat i sulmeve ukrainase. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve dhe të dashurve të viktimave; ne ndajmë pikëllimin tuaj", shkroi në Telegram Alexander Shuvayev, guvernator në rajonin Belgorod. Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, dronët u interceptuan në 17 rajone - kryesisht në Rusinë jugore dhe perëndimore. Lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al lufta ne ukraine Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.1% Shoqëria 25.3% Social media 16.6% Vota total: 1823 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

