Lajme Zone
Heshtja pas armëpushimit 60 ditor, Inteligjenca zbulon planin sekret të Iranit kundër Trump
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Heshtja pas armëpushimit 60 ditor, Inteligjenca zbulon planin sekret të Iranit kundër Trump

Sipas Wall Street Journal, udhëheqja iraniane synonte njëkohësisht të rriste koston që Uashingtoni do të detyrohej të paguante në kuadër të përballjes, ndërsa përgatitej për një konflikt të ardhshëm me SHBA-në dhe Izraelin.

Foto Ilustruese Kështu, gjatë periudhës së armëpushimit të pretenduar si të tillë Teherani punonte për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake dhe për ta përgatitur vendin për mundësinë e një lufte më të gjerë dhe të një raundi të ri përplasjesh. Wall Street Journal ka zbukuar planin sekret të Iranit për përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme. Sipas gazetës, Teherani po përgatitej gjatë gjithë periudhës së armëpushimit 60-ditor, i cili zyrtarisht përfn sot, për të intensifikuar përballjen me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërkohë që vazhdonte të merrte pjesë në bisedime dhe të arrinte marrëveshje me Uashingtonin.

Sipas Wall Street Journal, udhëheqja iraniane synonte njëkohësisht të rriste koston që Uashingtoni do të detyrohej të paguante në kuadër të përballjes, ndërsa përgatitej për një konflikt të ardhshëm me SHBA-në dhe Izraelin.

WSJ vëren gjithashtu se, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara në qershor, drejtues të udhëheqjes iraniane nuk e konsideruan marrëveshjen si fundin e luftës, por si pjesë të një përgatitjeje më të gjerë për vazhdimin e konfliktit. Madje, sipas raportimit, që nga momenti i nënshkrimit të memorandumit, udhëheqja e Iranit kishte vendosur tashmë se do ta shkelte atë.

Vendimi i linjës së ashpër në Teheran

Siç raportojnë burime arabe dhe iraniane, përfaqësues të linjës së ashpër të udhëheqjes iraniane u takuan pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit dhe vendosën të nisnin përgatitjet për luftën e ardhshme me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ata vlerësonin se armëpushimi i rënë dakord përbënte thjesht një përpjekje për të kufizuar pasojat që mbyllja e Ngushticës së Hormuzit kishte shkaktuar në ekonominë botërore.

Pas këtij takimi, udhëheqja iraniane vendosi t’u jepte Gardës Revolucionare kompetenca më të mëdha në kontrollin e forcave të armatosura të vendit, të emëronte në poste të larta disa komandantë veteranë të luftës Iran-Irak dhe të përshpejtonte prodhimin e raketave dhe mjeteve ajrore pa pilot.

Pas kësaj mbledhjeje Irani nisi të shkelte memorandumin e mirëkuptimit, duke kryer sulme ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe duke zgjeruar operacionet e tij në Detin e Kuq përmes Huthëve, në përpjekje për të shtuar presionin ndaj Arabisë Saudite.

Kështu, gjatë periudhës së armëpushimit të pretenduar si të tillë Teherani punonte për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake dhe për ta përgatitur vendin për mundësinë e një lufte më të gjerë dhe të një raundi të ri përplasjesh.

Këto përgatitje përfshinin masa për forcimin e strukturës komanduese të Gardës Revolucionare dhe zgjerimin e sistemeve të armatimit, me një fokus të veçantë te sistemet raketore dhe dronët.

Në të njëjtën kohë, Irani synonte t’ua vështirësonte edhe më shumë situatën Shteteve të Bashkuara dhe të rriste koston e vazhdimit të konfliktit, duke u përpjekur në këtë mënyrë të ndikonte në gatishmërinë e Uashingtonit për të vazhduar përfshirjen e tij.

Sipas raportimit, shërbimet arabe të inteligjencës mblodhën të dhëna që pretendohet se dokumentojnë strategjinë e re të Iranit. Mes tyre përfshihen komunikimet e Teheranit me organizata dhe forca të armatosura që veprojnë si përfaqësuese të tij në Irak dhe Jemen.

Në këtë kontekst, zyrtarë amerikanë paralajmëruan vende të rajonit, veçanërisht Kuvajtin, se udhëheqja iraniane po përgatitej për goditje në 'territor armik'.

Trump: SHBA do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se Shtetet e Bashkuara do ta shpallin Ngushticën e Hormuzit territor amerikan, pa dhënë hollësi se si mund të realizohet një veprim i tillë. Ai tha vetëm se kjo do të ndodhë “shumë shpejt”.

Gjatë fjalimit, Trump iu referua gjithashtu Iranit dhe zhvillimeve në frontin e luftës, e cila nisi pothuajse gjashtë muaj më parë.

Duke folur për Ngushticën e Hormuzit, presidenti amerikan tha se pasi Irani të mposhtet, ai do ta shpallë ngushticën territor të Shteteve të Bashkuara.

Trump shtoi se “ajo që ofrojmë është një shërbim i shkëlqyer për botën, jo vetëm për ne, por për botën”.

Presidenti amerikan foli gjithashtu për ndikimin e luftës në çmimet e karburantit. “Kur duhet të paguash pak më shumë për benzinën tënde, unë nuk do të kërkoj kurrë falje. Bëra gjënë e duhur”, tha ai.

Duke iu referuar Iranit dhe programit të tij bërthamor, Trump shtoi se “një vend shumë i lig nuk mund të ketë armë bërthamore”.plani sekret i iranit per armepushimin 60 ditor lufta shba-iran Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Irani kërcënon Trump: Do t'jua thyejmë këmbët, 30 mijë dollarë shpërblim kush kap rob ose vret ushtarët amerikanë 17 Gusht 2026, 08:3808:38Rajoni dhe Bota Ukraina sulmon me qindra dronë Rusinë , viktima dhe zjarre pranë Moskës 17 Gusht 2026, 08:0708:07Rajoni dhe Bota Miliona cash të fshehura në mure dhe shufra floriri, 'balena' e sektorit të naftës ofron 200 mln dollarë ryshfet për të lënë qelinë 17 Gusht 2026, 07:5207:52Rajoni dhe Bota Tronditet qeveria e Merz! 16 Gusht 2026, 22:5822:58Rajoni dhe Bota “Vrasësja e bukur” e Sevastopolit dhe teknika sekrete e Ukrainës! 16 Gusht 2026, 22:4922:49Rajoni dhe Bota CIA vë në pikëpyetje “standardin e artë” të Izraelit! 16 Gusht 2026, 22:3322:33Rajoni dhe Bota