Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, duke e vështirësuar situatën. Zjarr në fshatin Qishbardhë të Vlorës Një zjarr ka përfshirë një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë në Vlorë.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.
Intensiteti i flakëve ka qenë i lartë duke vënë në alarm fillimisht banorët dhe më pas edhe ekipet zjarrfikëse që shkuan në vendngjarje.
Ekipet në terren kanë mbajtur të izoluar vatrën ndërsa situata vijon të monitorohet, pasi herë pas here era favorizon përhapjen e perimetrit të zjarreve. Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri dje në orën 20:00 në territorin e Shqipërisë janë regjistruar 27 vatra, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim.
Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 487 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive mbeten në Dajt, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Bruç, Lufaj, Fushë-Lajë dhe Rrjoll. Në Dajt vijon ndërhyrja me 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Gurë-Lurë ka vijuar një angazhim i gjerë me forca bashkiake, MZSH, polici, ADZM, vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar afrimin e flakëve drejt banesave dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Lufaj, Mirditë, ka vijuar puna me forcat në terren dhe 1 helikopter të FA, ndërsa zjarri në Tharri është vënë nën kontroll. Në Zhejë, Kurbin, zjarri është fikur plotësisht pas ndërhyrjes së MZSH, forcave bashkiake, policisë dhe një helikopteri të FA. Në Fushë-Lajë, Pukë, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet jo të lartë dhe pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa në Rrjoll situata po monitorohet nga afër, përfshirë edhe me dron.zjarr i madh gjatë natës në vlorë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vranësira dhe reshje, zbuloni parashikimin e motit për ditën e sotme 17 Gusht 2026, 07:1507:15Aktualitet 300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, aplikimet nisin më 17 gusht 16 Gusht 2026, 22:0822:08Aktualitet Asnjë sinjal për dorëzim, protesta “pushton” rrugët e Tiranës! 16 Gusht 2026, 21:4521:45Aktualitet Video/ Tensione mes disa protestuesve para Kryeministrisë! 16 Gusht 2026, 21:3221:32Aktualitet Qytetarja ironizon Ramën nga protesta: Sorrat janë ulur në karriget e pushtetit 16 Gusht 2026, 21:2721:27Aktualitet Shqipëria përballë zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra vetëm sot, 8 vijojnë aktive 16 Gusht 2026, 21:1221:12Aktualitet

