Të paktën gjashtë persona janë vrarë në Rusi pasi Ukraina lëshoi një breshëri dronësh brenda 24-orëve. Në atë që duket të jetë hakmarrje për sulmet e fundit me raketa balistike të Moskës, Ukraina nisi drejt Rusisë 1,478 dronë dhe të paktën nëntë raketa. Ky konsiderohet si sulmi më i madh i kryer ndonjëherë nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Pesë persona thuhet se u vranë në rajonin e Rostovit, në Rusinë jugperëndimore, tha guvernatori lokal. LEXO EDHE:Kievi dhe Moska shkëmbejnë sulme të forta, Ukraina lëshon rreth 1500 dronë në territorin rus gjatë 24 orëve të fundit Në rajonin e Moskës, një burrë 83-vjeçar u vra pasi një dron goditi shtëpinë e tij. "Me keqardhje të thellë raportoj vdekjen e gjashtë personave si rezultat i sulmeve ukrainase. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve dhe të dashurve të viktimave; ne ndajmë pikëllimin tuaj", shkroi në Telegram Alexander Shuvayev, guvernator në rajonin Belgorod. Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, dronët u interceptuan në 17 rajone - kryesisht në Rusinë jugore dhe perëndimore. Lajm ne perditesim... Xh.K/Shqiptarja.com TAG: lufta ne ukraine Rusi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.1% Shoqëria 25.3% Social media 16.6% Vota total: 1823 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

