Mes boshllëkut që negociatat SHBA-Iran kanë lënë kohët e fundit, Donald Trump iu rikthye çështjes së luftës. Presidenti amerikan kërcënoi se do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit si territor amerikan duke nënkuptuar veprime të mëtejshme por pa shpjeguar më shumë. “Pasi të kemi përfunduar së shkatërruari Iranin, i cili po humb shumë keq, së shpejti do ta shpall Ngushticën e Hormuzit një territor të SHBA. Së shpejti!”, tha Trump. LEXO edhe...‘Nuk kërkoj falje’, Trump mesazh amerikanëve për rritjen e naftës Deklarata u kuptua si një synim për të vazhduar përplasjen e armatosur në Lindjen e Mesme, ku ngushtica rezulton e mbyllur nga Irani dhe në anën tjetër amerikanët vijojnë të bllokojnë portet iraniane. Fjalët e Trump ngjallën menjëherë reagime nga Teherani zyrtar. Zv. ministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi shkroi në rrjetin social X se SHBA do të bënin mirë të pranonin humbjen e luftës në Lindjen e Mesme, një hap ky që do të ç’tensiononte të gjithë situatën në rajon dhe botë. “Ngushtica e Hormuzit ishte iraniane, është iraniane dhe do të mbetet e tillë. Ajo do të mbyllet dhe do të hapet vetëm me komandën e Iranit, dhe derisa të pranoni realitetin e disfatës dhe të braktisni fantazitë tuaja, Irani do të vazhdojë të imponojë bllokadën”, tha Gharibabadi. Edhe negociatat mes dy vendeve duken të largëta pa asnjë sinjal se mund të rifillojnë. Shefi i diplomacisë iraniane, Araghchi tha për mediat vendase të premten se nuk ka ende një vendim për rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, kreu i Gardës revolucionare të Iranit foli për gjunjëzimin e ushtrisë amerikane, duke e cilësuar si më të madhin në histori. Të enjten Sekretari i thesarit në SHBA, Scott Bessent paralajmëroi një ndërhyrje rrënjësore të Uashingtonit ndaj Teheranit, kur foli për një izolim ekonomik të tijin, me masa që siç tha, bota nuk i ka parë kurrë më parë. Ora 17:11 ‘Nuk kërkoj falje’, Trump mesazh amerikanëve për rritjen e naftës Foto: Donald TrumpPresidenti Donald Trump u kërkoi qytetarëve amerikanë të pranojnë çmimet e larta të karburantit si pasojë e nevojshme e luftës kundër Iranit, duke theksuar se ka bërë gjënë e duhur dhe nuk e sheh të arsyeshme që të kërkojë falje.Deklaratat e tij vijnë teksa trafiku i anijeve cisternë në Ngushticën e Hormuzit mbetet i paralizuar.“Po paguani vetëm pak më shumë për benzinën tuaj, thjesht mbani mend se po e bëni këtë në mënyrë që një shtet shumë i lig të mos mundet, një shtet që është me të vërtetë sponsorizuesi numër një i terrorit në botë. Ne nuk duam që ata të kenë një armë bërthamore. Kështu që mbajeni mend këtë, kur ju duhet të paguani pak më shumë, kur jeni te 4 dollarëshi… unë nuk do të kërkoj kurrë falje.Bëra gjënë e duhur. Por ju mund ta dini, unë e kisha ulur nën 2 dollarë në shumë shtete, por Kaliforninë nuk mund ta përfshini sepse ata vazhdojnë të vendosin taksa, taksa dhe vetem taksa. Ti e ul çmimin e naftës dhe ata përfjnë duke të taksuar më shumë se sa e ule ti. Por, thjesht duhet të mbani mend se ajo që po bëjmë është një shërbim i madh për botën. Jo vetëm për veten tonë, por për botën. Dhe ne po bëjmë me të vërtetë një punë të shkëlqyer. Ushtria jonë është e pabesueshme. Bllokada është e pandalshme. Është një mur prej çeliku”, tha Trump. Share P.J/Xh.K/ReportTv.al iran Abbas Araghchi donald trump SHBA lufta në Iran Komento Komente Atdhetari: 15/08/2026 08:56 Lum shteti që e ka. Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 63.2% Shoqëria 21.5% Social media 15.3% Vota total: 367 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

