Mes boshllëkut që negociatat SHBA-Iran kanë lënë kohët e fundit, Donald Trump iu rikthye çështjes së luftës. Presidenti amerikan kërcënoi se do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit si territor amerikan duke nënkuptuar veprime të mëtejshme por pa shpjeguar më shumë. “Pasi të kemi përfunduar së shkatërruari Iranin, i cili po humb shumë keq, së shpejti do ta shpall Ngushticën e Hormuzit një territor të SHBA. Së shpejti!”, tha Trump. Deklarata u kuptua si një synim për të vazhduar përplasjen e armatosur në Lindjen e Mesme, ku ngushtica rezulton e mbyllur nga Irani dhe në anën tjetër amerikanët vijojnë të bllokojnë portet iraniane. LEXO EDHE:Analiza: A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake? Fjalët e Trump ngjallën menjëherë reagime nga Teherani zyrtar. Zv. ministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi shkroi në rrjetin social X se SHBA do të bënin mirë të pranonin humbjen e luftës në Lindjen e Mesme, një hap ky që do të ç’tensiononte të gjithë situatën në rajon dhe botë. “Ngushtica e Hormuzit ishte iraniane, është iraniane dhe do të mbetet e tillë. Ajo do të mbyllet dhe do të hapet vetëm me komandën e Iranit, dhe derisa të pranoni realitetin e disfatës dhe të braktisni fantazitë tuaja, Irani do të vazhdojë të imponojë bllokadën”, tha Gharibabadi. Edhe negociatat mes dy vendeve duken të largëta pa asnjë sinjal se mund të rifillojnë. Shefi i diplomacisë iraniane, Araghchi tha për mediat vendase të premten se nuk ka ende një vendim për rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, kreu i Gardës revolucionare të Iranit foli për gjunjëzimin e ushtrisë amerikane, duke e cilësuar si më të madhin në histori. Të enjten Sekretari i thesarit në SHBA, Scott Bessent paralajmëroi një ndërhyrje rrënjësore të Uashingtonit ndaj Teheranit, kur foli për një izolim ekonomik të tijin, me masa që siç tha, bota nuk i ka parë kurrë më parë. P.J/Shqiptarja.com TAG: iran Abbas Araghchi donald trump SHBA lufta në Iran Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Atdhetari: 15/08/2026 08:56 Lum shteti që e ka. Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 72.1% Shoqëria 13.1% Social media 14.8% Vota total: 122 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

