Irani dhe Omani kanë arritur një marrëveshje "mbi koordinatat gjeografike të korridorit të lundrimit" në Ngushticën e Hormuzit. Njoftimi u bë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i cituar nga agjencia e lajmeve ISNA. LEXO edhe...Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave në ushtrinë amerikane? Shtëpia e Bardhë reagon pas raporteve të mediave "Koordinatat gjeografike të rrugës që po shqyrtohet nga palët janë rënë dakord dhe, nëse palët e treta nuk pengojnë procesin, deklarata e përbashkët e të dy vendeve, duke përfshirë konsideratat kryesore dhe pikat e dakorduara, është gjithashtu në fazën përfundimtare të shqyrtimit dhe hartimit", shpjegoi Esmaeil Baqaei. Ndërkohë media IranWire në Teheran ka njoftuar se lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei është në gjendje kritike për jetën dhe mund të jetë në prag të vdekjes. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk është takuar me asnjë anëtar të qeverisë iraniane që nga sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael që vranë babanë dhe paraardhësin e tij, Ali Khamenei. Dy burime anonime pranë administratës së Presidentit Masoud Pezeshkian i thanë IranWire, një faqe interneti pro-opozitare, se "po qarkullojnë thashetheme në nivelet më të larta të regjimit se ai është në gjendje jashtëzakonisht kritike dhe mund të vdesë në çdo moment". Një nga burimet thuhet se deklaroi: "Nuk do të habitemi nëse do të mësojmë së shpejti për martirizimin e tij". Që kur u bë Udhëheqës Suprem, Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht dhe nuk janë transmetuar regjistrime të fjalimeve të tij, vetëm deklarata me shkrim që i atribuohen atij nga media shtetërore. Sipas disa burimeve, ai u plagos dhe ndoshta u shpërfytyrua gjatë sulmit që vrau babanë e tij dhe që atëherë është fshehur, duke komunikuar me zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit përmes një rrjeti të lirshëm ndërmjetësish për të shmangur shënjestrën. Vetë Pezeshkian deklaroi në një intervistë të transmetuar të mërkurën në televizionin shtetëror se ndërveprimi me Khamenein është aktualisht "shumë i vështirë". Ora 11:20 Konfliktet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite, Turqia e Pakistani nënshkruajnë sot marrëveshjen e Mbrojtjes! Arabia Saudite, Pakistani e Turqia do të nënshkruajnë ditën e sotme një marrëveshje mbrojtjeje.Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif do të takohen në qytetin saudit për një samit mes 3 vendeve myslimane Sunite.Sipas mediave të huaja, kjo marrëveshje e planifikuar më parë është përshpejtuar prej konfliktit në Lindjen e Mesme.Ndërkohë, konfliktet në Iran dhe Liban po vijojnë, pavarësisht vazhdimit bashkarisht me to edhe të bisedimeve të paqes. Share R.Xh/ReportTv.al Oman teheran Mojtaba Khamenei Ngushtica e Hormuzit lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 2354 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

