Ka skaduar afati 60-ditor i vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë, por palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete. Afati ishte pjesë e një Memorandumi Mirëkuptimi të nënshkruar më 17 qershor nga presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian, pas më shumë se tre muajsh konflikti të ashpër. Marrëveshja e përkohshme synonte ndalimin e armiqësive dhe hapjen e rrugës për një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund konfliktit në disa fronte. Mes 14 pikave kryesore ishte rihapja e Ngushticës së Hormuzit, lehtësimi i disa kufizimeve financiare ndaj Iranit dhe nisja e bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit. LEXO EDHE:Trump urdhëron reduktimin e stërvitjeve ushtarake SHBA-Koreja e Jugut Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit u rikthyen dhe në fund të qershorit pati sulme të reja ushtarake. Më 8 korrik, Trump deklaroi se Memorandumi i Mirëkuptimit kishte përfunduar. Trump ka deklaruar se presioni ekonomik ndaj Iranit është pjesë e strategjisë së SHBA-së. Në fillim të këtij muaji, ai tha se Uashingtoni po e vëzhgonte Iranin teksa përballej me inflacion të lartë dhe mungesë parash. Nga ana tjetër, Teherani nuk ka dhënë sinjale për rikthim të menjëhershëm në negociata. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha të shtunën se ende nuk është marrë një vendim nëse bisedimet me SHBA-në do të rifillojnë. Ndërkohë, edhe pse sulmet direkte mes forcave amerikane dhe iraniane janë ndalur, konflikti vazhdon të ketë pasoja në rajon. Grupet e mbështetura nga Irani vijojnë aktivitetin e tyre, ndërsa në Jemen ushtria ka intensifikuar fushatën kundër Houthëve, të cilët kanë sulmuar objektiva të lidhura me transportin detar dhe aleatët e SHBA-së. Në Liban, ditët e fundit janë shënuar sulme të rënda ajrore izraelite, duke rritur sërish tensionet pavarësisht armëpushimit të arritur në qershor. Lajm në përditësim…. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: SHBA lufta në Iran donald trump Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 25.3% Social media 16.2% Vota total: 1909 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

