Rusia ka kryer një valë sulmesh me raketa balistike në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 16 të tjerë. Një nga shënjestrat e forcave ruse ishte Kievi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë "një nga sulmet më masive balistike ndaj Kievit" që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë. LEXO edhe...Në Moskë ka edhe nga ata që thonë: 'Le të ndjekim shembullin e Ukrainës, ka ardhur koha për rinovim' Ushtria ukrainase tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 18 nga 41 raketa. Sistemet gjithashtu kapën 108 dronë nga 120 të lëshuar. Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar sulmin e saj ndaj bazave ruse. Guvernatori i rajonit jugperëndimor të Stavropolit tha se një sulm me dron kishte shkaktuar një zjarr në një park industrial. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al lufta ne ukraine Volodymyr Zelensky Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 55.8% Argjentina 38.9% Nuk kam mendim 5.3% Vota total: 1230 Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?

