Lajme Zone
Lufta/ Rusia sulmon depon me eksplozivë pranë Kievit, 37 të vdekur! Ukraina paralajmëron: Moska po përgatit një ofensivë të re tokësore! Putin takim me Lukashenkon
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ Rusia sulmon depon me eksplozivë pranë Kievit, 37 të vdekur! Ukraina paralajmëron: Moska po përgatit një ofensivë të re tokësore! Putin takim me Lukashenkon

Presidenti Lukashenko gjatë takimit me Vladimir Putinin vuri në dukje se të dy qeveritë po bashkëpunojnë mirë dhe se nuk ka çështje për t'u zgjidhur midis Moskës dhe Minskut, duke theksuar se të gjitha marrëveshjet po zbatohen.

Të paktën 37 persona u vranë pasi një dron rus goditi një depo që mbante dronë dhe eksplozivë pranë Kievit. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të premten vonë në mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe shpërthime të vazhdueshme. Lidhur me ngjarjen, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se depot e eksplozivit nuk duhen vendosur pranë zonave të banuara, teksa kërkoi hetime të thelluara për ngjarjen. LEXO EDHE:Moska: Nuk ka arsye për të përmirësuar marrëdhëniet me udhëheqësit aktualë të BE-së "Jo depove pranë zonave të banuara; është neglizhencë e tmerrshme të ruhen eksplozivë pranë popullsisë", tha mes të tjerash Zelensky. Po ashtu, sipas mediave të huaja, zyrtarë të lartë të Ukrainës kanë paralajmëruar se Moska po përgatit një ofensivë të re tokësore drejt Kievit. Nga ana tjetër, Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe lideri rus Vladimir Putin po takohen në Moskë, për të diskutuar për rezultatet e arritura nga bashkëpunimi mes dy vendeve. Lukashenko gjatë takimit vuri në dukje se të dy qeveritë po bashkëpunojnë mirë dhe se nuk ka çështje për t'u zgjidhur midis Moskës dhe Minskut, duke theksuar se të gjitha marrëveshjet po zbatohen. Ndërkohë, Gjermania po përgatitet të fajësojë Rusinë për sulmin e dështuar me dron në aeroportin e Leipzigut dhe të njoftojë sanksione të reja "të gjera" kundër Moskës, raporton Politico, duke cituar tre zyrtarë të njohur me planet e qeverisë së Friedrich Merz. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:44 Moska: Nuk ka arsye për të përmirësuar marrëdhëniet me udhëheqësit aktualë të BE-së Moska aktualisht nuk sheh asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian dhe akuzon udhëheqësit aktualë evropianë se ndjekin një qëndrim konfrontues ndaj Federatës Ruse, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, siç raportohet nga Tass."Për momentin, nuk shoh asnjë arsye për të shpresuar për një përmirësim në marrëdhëniet tona me Evropën. Politikanët aktualë, brezi aktual i politikanëve në pushtet, janë të orientuar drejt konfrontimit, dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra", tha Peskov.Sipas zëdhënësit të presidentit rus, vendet evropiane "po mobilizojnë plotësisht aftësitë e tyre ushtarake dhe po i drejtojnë ato kundër vendit tonë, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në operacione ushtarake kundër nesh"."Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Sigurisht, ne duhet të mbetemi të hapur për ndërtimin e marrëdhënieve, dhe ne me të vërtetë po e ruajmë këtë hapje, por gjithashtu duhet të kuptojmë plotësisht se me kë kemi të bëjmë", shtoi Peskov. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 19:14 Putin porosi mësuesve në Rusi: Shpjegojuni fëmijëve luftën në Ukrainë duke përdorur zinxhirin ushqimor Presidenti rus Vladimir Putin u ka sugjeruar mësuesve të përdorin ‘metaforën’ e zinxhirit ushqimor midis balenave vrasëse dhe arinjve polarë për t'u shpjeguar fëmijëve arsyet që e shtynë Rusinë të nisë pushtimin e Ukrainës.Sugjerimet Putin i bëri gjatë një takimi midis udhëheqësit të Kremlinit dhe mësuesve me rastin e Ditës së Diturisë në prag të rifillimit të vitit shkollor.Dmitry Balanchukov, një mësues nga rajoni i Belgorodit, po fliste për udhëtimin e tij në Polin e Veriut. Putin e pyeti nëse kishte parë arinj polarë atje. Pastaj, papritmas, ai deklaroi se "balenat vrasëse i hanë arinjtë si peshq të vegjël", duke i sulmuar ata në tufa.Putin më pas argumentoi se ia vlen të flasësh me fëmijët për këto procese që ndodhin në natyrë "për të kuptuar se në çfarë lloj bote jetojmë" dhe "pse po e kryejmë këtë operacion të posaçëm ushtarak". R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/Shqiptarja.com TAG: lufta ne ukraine rusia kievi moska Volodymyr Zelensky vladimir putin Aleksander lukashenko Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.7% Vota total: 5645 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?