Lajme Zone
Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë, 20 të vdekur dhe 142 të plagosur
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë, 20 të vdekur dhe 142 të plagosur

Rusia dhe Ukraina vijojnë sulmet me raketa dhe dronë ndaj njëra tjetrës. Ukraina kohët e fundit ka intensifikuar sulmet e saj me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës kritike energjetike të Rusisë

Sulmet ajrore ruse kanë vrarë 20 persona dhe kanë plagosur të paktën 142 të tjerë në të gjithë Ukrainën në 24 orët e fundit. Rusia nisi një valë sulmesh me dronë dhe raketa në Kiev, Kharkiv dhe rajone të tjera të vendit. Forcat ukrainase thanë se Rusia lëshoi 125 dronë, 25 raketa balistike, 10 raketa hipersonike Zirkon gjatë natës. LEXO edhe...‘Syri’ i Rusisë në Europë, mbi 87 mijë kamera shfrytëzohen për qëllime ushtarake dhe gjurmim objektivash Ndërkohë edhe Ukraina kohët e fundit ka intensifikuar sulmet e saj me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës kritike energjetike të Rusisë, duke shkaktuar mungesa të mëdha karburanti. Ukraina thotë se objektet ruse të naftës dhe gazit janë objektiva legjitime, pasi Moska mbështetet shumë në eksportet e lëndëve djegëse fosile për të financuar pushtimin e saj në shkallë të plotë, i cili filloi në shkurt të vitit 2022. Xh.K/ReportTv.al Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 69.5% I gabuar 21.4% Nuk e di 9.1% Vota total: 154 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?