Lajme Zone
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump paralajmëron: Pa një marrëveshje, do të rifilloj sulmet ndaj Iranit në fillim të vitit 2027
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump paralajmëron: Pa një marrëveshje, do të rifilloj sulmet ndaj Iranit në fillim të vitit 2027

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme ushtarake kundër Iranit në fillim të vitit 2027 nëse të dy vendet nuk arrijnë një marrëveshje.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme ushtarake kundër Iranit në fillim të vitit 2027 nëse të dy vendet nuk arrijnë një marrëveshje. Trump gjithashtu i hodhi poshtë negociatat diplomatike që po vazhdojnë me Teheranin si të pakuptimta. Në një intervistë me Fox Neës, presidenti akuzoi negociatorët iranianë për zvarritje. "Ata janë më agresivë tani sesa ishin para zgjedhjeve", tha Trump, duke i përshkruar zyrtarët iranianë si "ekspertë në të folurit pa lidhje". LEXO EDHE:Edmond Spaho: Përse e vranë Presidentin Kennedy? "Ata flasin gjatë gjithë kohës, nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin, por është e gjitha absurde", shtoi ai. Ndërkohë Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit pretendon se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar një tjetër dron amerikan MQ-1 në lindje të Ngushticës së Hormuzit. Në një deklaratë, IRGC tha se ky është droni i 20-të amerikan i këtij lloji që rrëzohet dhe i katërti në 24 orët e fundit. Ata paralajmëruan se hapësira ajrore iraniane mbetet një "vijë e kuqe" dhe se çdo shkelje do të përballet me një "përgjigje të ashpër, vendimtare dhe të fuqishme". "Specialistët dhe ekspertët e rinj të mbrojtjes ajrore të IRGC mbeten në gatishmëri të plotë operacionale, duke përdorur sisteme të avancuara mbikëqyrjeje dhe zbulimi për të monitoruar vazhdimisht lëvizjet e armikut në rajon", thuhet në deklaratë Xh.K A.C Shqiptarja.com TAG: lufta në Iran donald trump SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71% Protesta 23.3% Asnjëra 5.7% Vota total: 1679 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?