Lajme Zone
Aksident tragjik në Itali, shqiptarja humb jetën rrugës për në ditëlindje; plagosen 3 të mitur
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Itali, shqiptarja humb jetën rrugës për në ditëlindje; plagosen 3 të mitur

Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, e cila drejtonte një automjet tip “Ford Fiesta”. Në makinë ndodheshin dy fëmijët e saj, të moshave 15 dhe 11 vjeç, si dhe një shoqe e tyre.

Viktima Emanuela Shahini Emanuela Shahini, 31 vjeçe, humbi jetën në një aksident rrugor në Prata di Pordenone të Italisë. Në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj dhe një shoqe e tyre. Familja po shkonte në një festë ditëlindjeje Një 31-vjeçare shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, në një aksident rrugor në Prata di Pordenone të Italisë, ndërsa tre të mitur që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur.

Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, e cila drejtonte një automjet tip “Ford Fiesta”. Në makinë ndodheshin dy fëmijët e saj, të moshave 15 dhe 11 vjeç, si dhe një shoqe e tyre.

Sipas mediave italiane, automjeti doli nga rruga në një kthesë, u përplas me një bllok betoni dhe më pas u përmbys.

Familja ishte nisur drejt Villanovës për të marrë pjesë në një festë ditëlindjeje.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë vajza 15-vjeçare e viktimës, të cilën ekipet e emergjencës e transportuan me helikopter drejt spitalit të Udines.

Dy të miturit e tjerë u dërguan në spitalin e Pordenones, me dëmtime që personeli mjekësor i klasifikoi në kodin e verdhë.

Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe Karabinierët, të cilët nisën veprimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Sipas dyshimeve paraprake, lagështira në asfalt pas reshjeve të shiut mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit. Megjithatë, autoritetet italiane nuk kanë përcaktuar ende shkakun përfundimtar të aksidentit.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat në të cilat 31-vjeçarja shqiptare humbi jetën dhe tre të miturit mbetën të plagosur.aksident tragjik në itali Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike “Ini i çones”, mes të shkuarës dhe misterit 22 Nëntor 2026, 21:5121:51Kronike “Fantazmat e krimit”, 15 gratë më të kërkuara nga drejtësia shqiptare 22 Nëntor 2026, 20:0020:00Kronike Plagosje me thikë në Korçë, një person dërgohet me urgjencë në spital 22 Nëntor 2026, 19:4519:45Kronike “Çifti me jetë të lumtur”/ Shiriti i dasmave tradhton hajdutët në Ballsh, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove 22 Nëntor 2026, 18:3818:38Kronike Aksion antidrogë në Gramsh, disa të arrestuar 22 Nëntor 2026, 16:1216:12Kronike Në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër 22 Nëntor 2026, 14:1414:14Kronike