Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme ushtarake kundër Iranit në fillim të vitit 2027 nëse të dy vendet nuk arrijnë një marrëveshje. Trump gjithashtu i hodhi poshtë negociatat diplomatike që po vazhdojnë me Teheranin si të pakuptimta. Në një intervistë me Fox Neës, presidenti akuzoi negociatorët iranianë për zvarritje. LEXO edhe...Edmond Spaho: Përse e vranë Presidentin Kennedy? "Ata janë më agresivë tani sesa ishin para zgjedhjeve", tha Trump, duke i përshkruar zyrtarët iranianë si "ekspertë në të folurit pa lidhje". "Ata flasin gjatë gjithë kohës, nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin, por është e gjitha absurde", shtoi ai. Ndërkohë Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit pretendon se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar një tjetër dron amerikan MQ-1 në lindje të Ngushticës së Hormuzit. Në një deklaratë, IRGC tha se ky është droni i 20-të amerikan i këtij lloji që rrëzohet dhe i katërti në 24 orët e fundit. Ata paralajmëruan se hapësira ajrore iraniane mbetet një "vijë e kuqe" dhe se çdo shkelje do të përballet me një "përgjigje të ashpër, vendimtare dhe të fuqishme". "Specialistët dhe ekspertët e rinj të mbrojtjes ajrore të IRGC mbeten në gatishmëri të plotë operacionale, duke përdorur sisteme të avancuara mbikëqyrjeje dhe zbulimi për të monitoruar vazhdimisht lëvizjet e armikut në rajon", thuhet në deklaratë Xh.K/ReportTv.al lufta në Iran donald trump SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71% Protesta 23.3% Asnjëra 5.7% Vota total: 1679 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
