Lajme Zone
Lufta/ Moska sulmon me raketa balistike universitetin e Kievit, raportohet për viktima dhe të plagosur! Nis sot armëpushimi humanitar në qytetin Oleshky, u arrit me ndërmjetësimin e Melania Trump
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ Moska sulmon me raketa balistike universitetin e Kievit, raportohet për viktima dhe të plagosur! Nis sot armëpushimi humanitar në qytetin Oleshky, u arrit me ndërmjetësimin e Melania Trump

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ndaloi bombardimet në drejtim të qytetit të Khersonit të Ukrainës nga ora 4 e mëngjesit sipas kohës së Moskës (01:00 GMT), për t'u përgatitur për armëpushimin në Oleshky, i cili ndodhet përballë Khersonit matanë lumit Dnieper.

Rusia ka sulmuar gjatë natës me raketa balistike universitetin e Kievit, ku dyshohet edhe për disa viktima. Sipas mediave të huaja, lajmin e konfirmoi edhe Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili përmes një mesazhi në rrjetin social X, tha se "operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar" dhe kishte raportime se "disa njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja". LEXO edhe...SHBA mban pezull dërgesat e raketave për Ukrainën, Zelensky: Prej gati një muaji presim miratim! "Raketat goditën zona shumë të mbushura me njerëz dhe nuk ka asnjë strukturë ushtarake aty pranë", tha ai. "Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetit, ndaj infrastrukturës së tij. Fatkeqësisht, mund të ketë sulme të tjera që do të vijnë", shtoi ai. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se si pasojë e sulmit në kryeqytet, u plagosën 10 persona, shumica prej të cilëve studentë. “Nëntë persona janë plagosur dhe ndodhen në spital. Në lagjen Desnyanskyi, një goditje me armë zjarri pranë konviktit të njërit prej universiteteve. Dritaret në ndërtesën e konviktit u thyen. Nuk ka zjarr", shkroi ai në Telegram. Këto zhvillime vijnë pasi Rusia dhe Ukraina kanë filluar një armëpushim rajonal për të lejuar fillimin e një përpjekjeje humanitare në qytetin Oleshky të pushtuar nga Rusia. Nisjen e armëpushimit e konfirmuan të dyja palët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Armëpushimi duhet të mundësojë shpërndarjen e ndihmave, si dhe evakuimet nga qyteti në vijën e frontit në jug të Ukrainës, i cili po përballet me mungesa akute të ushqimit dhe ilaçeve. “Si kreu i ekipit negociator ukrainas, konfirmoj se pala ukrainase po i respekton angazhimet e saj”, tha Dmytro Lubinets, komisioneri parlamentar për të drejtat e njeriut, në një postim në Facebook duke konfirmuar kohën e ndalimit të saj nga Rusia. Në Telegram, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ndaloi bombardimet në drejtim të qytetit të Khersonit të Ukrainës nga ora 4 e mëngjesit sipas kohës së Moskës (01:00 GMT), për t'u përgatitur për armëpushimin në Oleshky, i cili ndodhet përballë Khersonit matanë lumit Dnieper. Lubinets shtoi se marrëveshja u arrit në koordinim me Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, në bashkëpunim me komisioneren ruse për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova. Gjatë javës së fundit, korrespondenti kryesor Stuart Ramsay ka paraqitur një sërë raportesh nga qyteti jugor i Ukrainës, i cili është i izoluar nga bota dhe ku rreth 2,000 njerëz mbeten pa furnizime. R.Xh/ReportTv.al melania trump Oleshky kiev Volodymyr Zelensky lufta ne ukraine rusia sulmon ukrainen Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.6% Jo 19.3% Nuk e di 3.2% Vota total: 1682 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?