Lajme Zone
Lufta me flakët edhe për faunën, arusha me këlyshin e saj fotografohet në Elbasan
Të tjeraReport TV

Lufta me flakët edhe për faunën, arusha me këlyshin e saj fotografohet në Elbasan

Mes betejës për të shuar flakët në Elbasan, efektivët e Forcave të Armatosura kanë fiksuar një nga arsyet pse kjo luftë bëhet edhe për natyrën. Një arushë me këlyshin e saj u fotografua në Elbasan përgjatë operacionit për shuarjen e zjarreve

Lufta me flakët nuk bëhet vetëm për të mbrojtur banesat dhe jetën e qytetarëve, por edhe faunën e egër të vendit tonë. Këtë e dëshmon edhe fotografia e kësaj arushe të murrmë me këlyshin e saj, e shkrepur nga efektivët e Forcave të Armatosura gjatë përgatitjes për operacionin e shuarjes së zjarreve në Shmil të Elbasanit. Fotoja është shpërndarë në rrjet nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi. LEXO edhe...14 vatra zjarri aktive në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Situatë e rënduar në Gurë-Lurë të Dibrës dhe Elbasan! Flakët në ‘kurorën’ e Tiranës vihen nën kontroll "Gjatë operacionit kishte edhe kështu!” - sms e dërguar nga trupat tanë që po luftojnë me zjarret! Foto e shkrepur sot në Shmil, Lugaxhi, Elbasan përgjatë operacionit për shuarjen e zjarreve nga trupat e Komandës Mbështetëse! Mirënjohës për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe Zjarrfikëse që janë angazhuar në këtë situatë kaq të vështirë për të ruajtur jetën e qytetarëve, pasuritë e tyre, por edhe pasuritë e jashtëzakonshme të florës dhe faunës të natyrës shqiptare!" shkruan Nufi U.D/ReportTv.al Ermal Nufi Elbasan arusha ariu i murrme Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41% Jo 52% I/e dyzuar 7% Vota total: 4553 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?