Dy të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë larguar nga Kievi pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Zhvilluam tre raunde negociatash, të gjitha me përmbajtje të rëndësishme. I jemi mirënjohës presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe patëm shkëmbime shumë produktive”, shkroi presidenti ukrainas në X. LEXO edhe...Vizita në Moskë e Kiev, Witkoff: Përparim në bisedime! Burnham: SHBA-Vritani, angazhim për armëpushimin Rifillimi i negociatave për paqe, Territori, veçanërisht Donbasi dhe Garancitë e sigurisë për Ukrainën ishiin 3 temat kryesore që presidenca ukrainse konfirmoi se ishte bazuar biseda me amerikanët. Përpara Kievit, të shtunën Witkof dhe Kushner u ndalën në Moskë, takim në të cilin Shtëpia e Bardhë tha se u diskutuan plane konkrete për hapat e ardhshëm drejt përfundimit të luftës teksa pak ditë më parë vetë Donald Trump tha se SHBA-të kanë tashmë një ide të re. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Pesko e vlerësoi si një hap të vogël drejt paqes rezultatin e bisedimeve të zhvilluara gjatë fundjavës nga të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë dhe Kiev. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse Interfax këtë të hënë. Ndërkohë, sipas Kyiv Independent, presidenti Donald Trump do të zhvillojë këtë të hënë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas kthimit të të dërguarve të tij, Witkoff dhe Kushner, nga Kievi, p;ër të vlerësuar hapat e radhës. Çështja e territoreve mbetet një pika më delikate e bisedimeve që mban ende larg palët për të ndërtimin e një teksti marrëveshjeje. Ora 22:59 Vizita në Moskë e Kiev, Witkoff: Përparim në bisedime! Burnham: SHBA-Vritani, angazhim për armëpushimin Foto: Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir PutinPas vizitave në Moksë dhe Kiev gjatë fundjavës, i dërguari I posacëm i Trump Witkoff deklaron se është bërë përparim I konsiderueshëm duke caktuar edhe vijimin e bisedimeve të mëtejshme trepalëshe, SHBA-Rusi, Ukrainë.Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Pesko e vlerësoi si një hap të vogël drejt paqes rezultatin e bisedimeve të zhvilluara gjatë fundjavës nga të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë dhe Kiev. Ndërsa presidenti Zelensky deklaroi për Axios se ‘Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë nëse Ukraina dhe Rusia mund të marrin masa për të ulur tensionet gjatë dimrit, ndërkohë që rinisin negociatat për një marrëveshje më të gjerë paqeje. Mbi bisedimet e zhvilluara të negociatorëve amerikanë, Uitkoff e Kushner me Putin dhe Zelenskin, kryeministri britanik Andy Burnham zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e ShBA Donald Trump. Ata ranë dakord mbi nevojën për të vazhduar punën drejt një armëpushimi që do të parandalojë humbjen emëtejshme të jetëve në konfliktin ruso-ukrainas, njoftoi qeveria britanike. Burnham ritheksoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin dhe " negociatat e fundit të paqes të udhëhequra nga SHBA-të ".Edhe Franca thotë se është informuar mbi bisedimet e emisarëve të Trump në Moskë dhe Kiev.Amerikanët na thanë se Rusia ka treguar gatishmëri të ripërtërirë për të negociuar pas zgjedhjeve për Dumën, dhomën e ulët të parlamentit rus të planifikuar për 18-20 shtator, thuhet në njoftimin e pallatit Elize. Në këtë kontekst, deklaron presidenca franceze, duhet të përgatitemi për një fillim të ri të negociatave. Share Ora 18:57 'Punonjësit duhet të largohen deri në 18 shtator', Rusia urdhëron mbylljen e konsullatës gjermane në Shën Petersburg Rusia ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme Gjermane në Shën Petersburg, e cila duhet të ndërpresë veprimtarinë deri më 18 shtator, njoftoi Ministria e Jashtme ruse ."Pala ruse ka vendosur për mosfunksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Federale të Gjermanisë në Shën Petersburg, e cila duhet të ndërpresë veprimtarinë deri më 18 shtator 2026, dhe të gjithë punonjësit e saj duhet të largohen nga Federata Ruse deri në atë datë", tha ministria në një deklaratë.Më 1 shtator, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul njoftoi se Gjermania do të mbyllte Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Bon më 18 shtator dhe do të përfnte marrëveshjen në lidhje me Shtëpinë Ruse në Berlin.Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tregoi se, pas këtij vendimi, zyrat e Institutit Goethe në Rusi do të mbylleshin gjithashtu. Ministria e Jashtme Ruse e quajti mbylljen e konsullatës së përgjithshme në Bon një hap drejt shkatërrimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Gjermanisë. Share Xh.K/ReportTv.al lufta ne ukraine Rusi vladimir putin SHBA Volodymyr Zelensky Jared Kushner Steve Witkoff Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 79.3% Magjistratëve 14.9% Nuk e di 5.8% Vota total: 1073 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

