Dy të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë larguar nga Kievi pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Zhvilluam tre raunde negociatash, të gjitha me përmbajtje të rëndësishme. I jemi mirënjohës presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe patëm shkëmbime shumë produktive”, shkroi presidenti ukrainas në X. LEXO edhe...'Punonjësit duhet të largohen deri në 18 shtator', Rusia urdhëron mbylljen e konsullatës gjermane në Shën Petersburg Rifillimi i negociatave për paqe, Territori, veçanërisht Donbasi dhe Garancitë e sigurisë për Ukrainën ishiin 3 temat kryesore që presidenca ukrainse konfirmoi se ishte bazuar biseda me amerikanët. Përpara Kievit, të shtunën Witkof dhe Kushner u ndalën në Moskë, takim në të cilin Shtëpia e Bardhë tha se u diskutuan plane konkrete për hapat e ardhshëm drejt përfundimit të luftës teksa pak ditë më parë vetë Donald Trump tha se SHBA-të kanë tashmë një ide të re. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Pesko e vlerësoi si një hap të vogël drejt paqes rezultatin e bisedimeve të zhvilluara gjatë fundjavës nga të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë dhe Kiev. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse Interfax këtë të hënë. Ndërkohë, sipas Kyiv Independent, presidenti Donald Trump do të zhvillojë këtë të hënë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas kthimit të të dërguarve të tij, Witkoff dhe Kushner, nga Kievi, p;ër të vlerësuar hapat e radhës. Çështja e territoreve mbetet një pika më delikate e bisedimeve që mban ende larg palët për të ndërtimin e një teksti marrëveshjeje. Ora 18:57 'Punonjësit duhet të largohen deri në 18 shtator', Rusia urdhëron mbylljen e konsullatës gjermane në Shën Petersburg Rusia ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme Gjermane në Shën Petersburg, e cila duhet të ndërpresë veprimtarinë deri më 18 shtator, njoftoi Ministria e Jashtme ruse ."Pala ruse ka vendosur për mosfunksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Federale të Gjermanisë në Shën Petersburg, e cila duhet të ndërpresë veprimtarinë deri më 18 shtator 2026, dhe të gjithë punonjësit e saj duhet të largohen nga Federata Ruse deri në atë datë", tha ministria në një deklaratë.Më 1 shtator, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul njoftoi se Gjermania do të mbyllte Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Bon më 18 shtator dhe do të përfnte marrëveshjen në lidhje me Shtëpinë Ruse në Berlin.Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tregoi se, pas këtij vendimi, zyrat e Institutit Goethe në Rusi do të mbylleshin gjithashtu. Ministria e Jashtme Ruse e quajti mbylljen e konsullatës së përgjithshme në Bon një hap drejt shkatërrimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Gjermanisë. Share Xh.K/ReportTv.al Steve Witkoff Jared Kushner Volodymyr Zelensky SHBA vladimir putin Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.3% Magjistratëve 14.3% Nuk e di 5.4% Vota total: 827 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

