Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ishte i pranishëm këtë të hënë në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter. Ai tha se e nevojshme mbetet ndryshimi i strategjisë kundër krimit, duke pasur dhe bashkëpunim ndërkombëtar. “Sfidat janë bërë më komplekse se më përpara. Krimi kibernetik gjithashtu dhe përdorimi i teknologjinsë, na krijon nevojën të rrisim kapacitetit. Ne duhet të ndryshojmë strategjitë tona lidhur me luftën kundër krimit. Nuk ka kohë për ne dhe duhet ti ndryshojmë strategjitë sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të kemi kapacitete pak të limituara, por duhet të kemi bashkëpunim sa më të mirë, kombëtar dhe ndërkombëtar. Kërkohet një strategji e qartë dhe vizionare për të luftuar krimin”, tha Çela.
