Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar vlerësimin e Moody-s për ekonominë dhe sektorët të tjerë, si ndërtimi.
Këlliçi thekson se, agjensia e njohur ndërkombëtare e vlerësimit, Moody’s, bëri një paralajmërim serioz për ekonominë në Shqipëri, lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme.
Sipas raportit, citon Këlliçi, “nevojat e larta për kredi dhe rreziqet e sektorit bankar të lidhura me rritjen e shpejtë të çmimeve e ekspozojnë Shqipërinë ndaj goditjeve të mundshme të papritura”.
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi deklaron se nëse do të ndodhte një korrigjim i fortë, që do të thotë rënie të çmimeve pasi aktualet janë shumë të fryra dhe të palogjikshme, kjo do të çonte në rënie të vlerës së kolateralit dhe në një krizë të fortë ekonomike dhe bankare.
Kjo sipas Këlliçit do të sillte një situatë më pasoja katastrofike për shkak të niveleve rekord të pastrimit të parasë pikërisht në këtë sektor.
Deklarata e Këlliçit
Pjesa që qeveria fshesh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!
Agjensia e njohur ndërkombëtare e vlerësimit, Moody’s, bën një paralajmërim serioz për ekonominë në Shqipëri, lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme. Qeveria nxitoi të marrë një pjesë të raportit të agjensisë dhe fryu daullet e propagandës.
Ndërkohë që la në heshtje, atë që sipas Moody’s, mund të kanosë industrinë e ndërtimit, në rast të një korrigjimi të fortë.
Nevojat e larta për kredi dhe rreziqet e sektorit bankar të lidhura me rritjen e shpejtë të çmimeve e ekspozojnë Shqipërinë ndaj goditjeve të mundshme të papritura, thotë raporti.
Nëse do të ndodhte sipas kësaj agjensie një korrigjim i fortë, që do të thotë rënie të çmimeve pasi aktualet janë shumë të fryra dhe të pallogjikshme, kjo do të çonte në rënie të vlerës së kolateralit dhe në një krizë të fortë ekonomike dhe bankare.
Pak a shumë e njëjta si në 2008, por tashmë me pasoja katastrofale, për shkak të niveleve rekord të pastrimit të parasë pikërisht në këtë sektor.
Eventualisht kjo mund të ndodhë në Shqipëri dhe në Tiranë kur dihet se numri i apartamenteve bosh është në dhjetra mijë dhe sa vjen e rritet. Çmimet e larta kapën majat për shkak të futjes së parasë së pisët, të trafikut të drogës dhe korrupsionit në këtë industri.
Por ekziston rreziku i flluskës, i rënies së shitjeve dhe i apartamenteve stok. E kjo do të çonte në ulje të çmimeve, të vlerës së kolateralit dhe në atë që thotë Moody’s, goditje të papritura./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

