“Lufta ka dëmtuar Turqinë e Dubain, turistët e tyre do t’i marrim ne”, Rama nga Durrësi: Vijojmë me projektet në bregdet, parkime e fonde për kredi sociale
Kryeministri Edi Rama, i pyetur për turizmin këtë vit dhe pasojat e luftës në Lindjen e Mesme, u shpreh nga Durrësi ku zhvilloi takim me strukturat e PS në këtë qark se, vendet që po e pësojnë nga konflikti mes Iranit, SHBA dhe Izraelit, janë Dubai dhe Turqia.
Kryeministri Edi Rama, i pyetur për turizmin këtë vit dhe pasojat e luftës në Lindjen e Mesme, u shpreh nga Durrësi ku zhvilloi takim me strukturat e PS në këtë qark se, vendet që po e pësojnë nga konflikti mes Iranit, SHBA dhe Izraelit, janë Dubai dhe Turqia. Rama tha se nisur nga kjo, Shqipëria pritet të presë një numër më të madh turistësh se vitin e kaluar, duke ironizuar se këtu ka sherre por jo luftë. “Unë besoj se lufta i ka dëmtuar shumë miqtë tanë në Doha, Abu Dhabi dhe Dubai, besoj se ka dëmtuar dhe Turqinë, për fat të keq kjo do të përkthehet në më shumë njerëz që do të vijnë në Shqipëri.
Nuk ka arsye pse të ndikojë këtu, tek ne ka sherr por jo luftë. Frika më e madhe është nafta, ju e patë vetë si kërceu çmimi. Doli larg qoftë tërmeti, erdhi pandemia, lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe tani kjo”, tha Rama. Sa i takon investimeve në bashkinë e Durrësit, Rama tha se, veç ndërtimeve për parkimet tokësore e nëntokësore dhe portin e Jahteve, strehimi mbetet një ndër programet që do të vijojë.
“Do të krijojmë fondin e përgjithshëm dhe janë disa formula që të lehtësojmë marrjen e shtëpive nga ata që janë në puën, kanë një pagë por që prapë se marrin dot shtëpinë. Për këtë dhe shteti do të vendosë disa garanci bankare. Ndërkohë kemi filluar me kredi me zero interes për mësuesit, punonjësit e policisë, ushtarakët, këtë vit do ta zgjerojmë, kështu që kemi filluar këtë proces”, tha Rama.
Edi Rama: Unë besoj se lufta i ka dëmtuar shumë miqtë tanë në Doha, Abu Dhabi dhe Dubai, besoj se ka dëmtuar dhe Turqinë, për fat të keq kjo do të përkthehet në më shumë njerëz që do të vijnë në Shqipëri.
Nuk ka arsye pse të ndikojë këtu, tek ne ka sherr por jo luftë. Frika më e madhe është nafta, ju e patë vetë si kërceu çmimi. Doli larg qoftë tërmeti, erdhi pandemia, lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe tani kjo.
Banesat sociale
Ajo që Durrësi ka nevojë, janë investimet, ne do të bëjmë dhe më shumë. Kemi diskutuar me Anin për të bërë parkime tokësore e nëntokësore. Ndërkohë që dhe problemet me portin e Marinën u zgjidhën dhe po punohet me ritëm dhe do të jetë një e ardhur e madhe për Durrësin, ndërkohë që kemi dhe 2 projekte të mëdha në bregdetin e Durrësit me qëllim që të materializohen shpejt në mënyrë që të rritet atraksioni i Durrësit për botën.
E gjithë sfida edhe e procedurave, politikave të strehimit, ku kemi vendosur 3% një taksë për strehimin. Edhe bashkia e Durrësit ka potencialin për të krijuar të ardhurat nga lejet e ndërtimit. Nevoja për strehim është e madhe, por s’do tja lëmë vetëm Tiranës, pas Tiranës për të ardhruat e saj është Himara, ku ka shumë projekte ndërtimi po s’ka nevojë për strehim. Do të krijojmë fondin e përgjithshëm dhe janë disa formula që të lehtësojmë marrjen e shtëpive nga ata që janë në puën, kanë një pagë por që prapë se marrin dot shtëpinë. Për këtë dhe shteti do të vendosë disa garanci bankare. Ndërkohë kemi filluar me kredi me zero interes për mësuesit, punonjësit e policisë, ushtarakët, këtë vit do ta zgjerojmë, kështu që kemi filluar këtë process/ © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
