Lajme Zone
Lufta/ Irani sfidon SHBA-të: Jemi gati për një konflikt të zgjatur, 3-fishuam prodhimin e armëve! Axios: 40 cisterna nafte që transportonin 16 milionë fuçi kaluan nëpër Hormuz gjatë natës
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ Irani sfidon SHBA-të: Jemi gati për një konflikt të zgjatur, 3-fishuam prodhimin e armëve! Axios: 40 cisterna nafte që transportonin 16 milionë fuçi kaluan nëpër Hormuz gjatë natës

Presidenti amerikan Donald Trump nuk beson se Irani është gati të arrijë marrëveshjen e duhur me Shtetet e Bashkuara dhe këmbënguli se e konsideron Ngushticën e Hormuzit si territor amerikan. Nga ana tjetër, Teherani ka paralajmëruar se janë të gatshëm për një luftë të zgjatur, teksa njoftuan se kanë 3-fishuar prodhimin e armëve.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk beson se Irani është gati të arrijë marrëveshjen e duhur me Shtetet e Bashkuara dhe këmbënguli se e konsideron Ngushticën e Hormuzit si territor amerikan. “Ne kemi kontroll të plotë të të gjithë zonës që lidhet me Ngushticën e Hormuzit, duke përfshirë zonat tokësore. Ata do të donin shumë të bënin një marrëveshje, por thjesht nuk janë gati”, u tha Trump gazetarëve. Deklaratat e presidentit amerikan erdhën ndërsa sanksionet e reja ekonomike të SHBA-së pritet të shpallen të hënën. Sekretari i Thesarit do të mbajë një konferencë për shtyp të hënën, mes premtimeve për të njoftuar "sanksionet më të ashpra në histori" kundër Iranit. Ai i bëri thirrje Kinës të bashkëpunojë me Uashingtonin, por Pekini ka kërkuar qasje diplomatike. LEXO EDHE:Ministria iraniane e Mbrojtjes: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua! Nga ana e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha dje se njoftimi i SHBA-ve për sanksione të reja ekonomike kundër Iranit përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik, deklaroi se Irani është i përgatitur për një luftë të zgjatur me SHBA dhe Izraelin, teksa theksoi se prodhimi i armëve nga Teherani është trefishuar gjatë luftës së fundit 40 ditore. "Irani është më i përgatitur se kundërshtarët e tij për një luftë të zgjatur, veçanërisht duke pasur parasysh se prodhimi i armëve dhe municioneve ka vazhduar pa ndërprerje gjatë konflikteve të fundit. Prodhimi i disa armëve dhe municioneve strategjike është më shumë se trefishuar gjatë luftës së fundit 40-ditore", tha Reza Talaei-Nik. Ndërkohë Axios raportoi se rreth 40 cisterna nafte, që mbanin 16 milionë fuçi naftë, kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit përmes Kanalit Jugor gjatë natës. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 21:12 Ministria iraniane e Mbrojtjes: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua! Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik, deklaroi se Irani është i përgatitur për një luftë të zgjatur me SHBA dhe Izraelin, teksa theksoi se prodhimi i armëve nga Teherani është trefishuar gjatë luftës së fundit 40 ditore."Irani është më i përgatitur se kundërshtarët e tij për një luftë të zgjatur, veçanërisht duke pasur parasysh se prodhimi i armëve dhe municioneve ka vazhduar pa ndërprerje gjatë konflikteve të fundit", tha Reza Talaei-Nik.Ai shtoi se "Irani vazhdon të modernizojë armët strategjike, duke përfshirë raketat balistike dhe ato lundruese", dhe se “prodhimi i disa armëve dhe municioneve strategjike është më shumë se trefishuar gjatë luftës së fundit 40-ditore".I cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim, Talaei-Nik deklaroi se "armiku përballet me kufizime shumë më të mëdha në një luftë të gjatë dhe shteruese, ndërsa Republika Islamike e Iranit ka kohë që përgatitet për kushte të tilla". R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 21:04 Axios: 40 cisterna që transportonin 16 milionë fuçi naftë të papërpunuar kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë natës Rreth 40 cisterna nafte kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit përmes Kanalit Jugor gjatë natës.Lajmin e raportoi gazetari i Axios, Barak Ravid, në një postim në rrjetin social ‘X’, duke cituar tre zyrtarë amerikanë.Sipas zyrtarëve amerikan, të cituar nga gazetari i Axios, në total rreth 16 milionë fuçi naftë u transportuan nga Ngushtica e Hormuzit. R.Xh/Shqiptarja.com Share P.J/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: donald trump lufta në Iran iran SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6434 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?