Irani deklaron se SHBA-të kanë bërë disa propozime pas dorëzimit të planit 7 ditor nga Teherani për rihapjen e Hormuzit. Kryenegociatori Iranian, Mohammad Ghalibaf paralajmëroi se nëse nuk plotësohen kërkesat e Iranit, ngushtica do të mbetet e mbyllur. Kreu i parlamentit tha se Irani nuk është as entuziast dhe as i frikësuar nga veprimet e Shtetevet ë Bashkuara, dhe se synon të luftojë dhe negociojë. Pas propozimit të Teheranit për një plan veprimi 7 ditor për rihapjen e ngushticës së Hormuzit, Kryenegociatori I Iranit për bisedimet me SHBA, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se Uashingtoni kishte bërë disa propozime përmes një ndërmjetësi. Megjithatë kreu I parlamentit Iranian theksoi se SHBA-të duhet ta dinë se "se epoka e humbjes së kohës dhe imponimit të kërkesave të njëanshme ka mbaruar", se pozicioni i Iranit mbetet "i qartë dhe i përcaktuar" dhe se "ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet derisa të përmbushen shtatë kushtet tona bazuar në Memorandumin e Islamabadit". LEXO edhe...Netanyahu: Izraeli synon të jetë lider botëror në luftën detare Sic raporton Al Jazeera, Ghalibaf deklaroi se Irani nuk është as entuziast dhe as i frikësuar nga veprimet e SHBA-ve dhe se synon të luftojë dhe të negociojë. Ndërkohë ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi, i cituar nga agjencia e lajmeve IRNA theskon se nëse SHBA-të e pranojnë planin e Hormuzit, Irani do ta hap ngushticën brenda 7 ditëve. nëse ata synojnë të ndjekin rrugën diplomatike, ne jemi të gatshëm të arrijmë një zgjidhje të drejtë dhe dinjitoze përmes diplomacisë për t'i dhënë fund këtij konfliktit deklaroi Araghchi. Muajin e kaluar, Irani i komunikoi Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet ndërmjetësve të Katarit, një sërë kushtesh zyrtare për t'i dhënë fund konfliktit. Ato përfshijnë ndërprerjen e armiqësive në të gjitha frontet, lirimin e fondeve të ngrira iraniane, fundin e bllokadës detare të porteve iraniane, fundin e ndërhyrjes së SHBA-së në punët e brendshme të Iranit, fundin e bashkëpunimit të SHBA-së me kundërshtarët e Iranit dhe fundin e të gjitha sulmeve të SHBA-së në territorin iranian. Ora 19:29 Netanyahu: Izraeli synon të jetë lider botëror në luftën detare Foto: Benjamin NetanyahuKryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli synon të bëhet “lider botëror” në luftën detare.Gjatë vizitës në bazën detare të Ashdodit, ai theksoi rëndësinë në rritje të kontrollit dhe sigurisë në det. Netanyahu tha se Izraeli duhet të mbrojë vendin nga kërcënimet që mund të vijnë përmes detit.Ai përmendi tensionet në Ngushticën e Hormuzit dhe përplasjet në zonën e Bab el-Mandeb si shembuj të rëndësisë strategjike të hapësirave detare.“Ne do ta mbrojmë shtetin e Izraelit edhe nga deti. Armiqtë tanë duan të kërcënojnë dominimin tonë detar në Mesdhe, portet tona dhe trafikun detar", tha Netanyahu, i cili e ka bërë sigurinë një temë qendrore të fushatës së tij zgjedhore të 27 tetorit. Share R.Xh/Xh.K/ReportTv.al lufta në Iran SHBA Abbas Araghchi Mohammad Ghalibaf Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.5% Jo 21% Nuk e di 7.5% Vota total: 1298 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
