Kosova ka barazuar 1-1 me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B3 të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kaluan në avantazh në minutën e 70-të me Fisnik Asllanin, pas një aksioni të nisur nga Edon Zhegrova. LEXO edhe...Liga e Kombeve/ Kroacia humbi 0-7 me Anglinë, Modric i zhgënjyer: Hera e parë që ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje, natë katastrofike Vetëm pak minuta më vonë, Kosova ishte pranë golit të dytë, por Milot Rashica goditi shtyllën. Kur dukej se skuadra e Franco Fodës do të merrte një fitore të rëndësishme, Austria barazoi në minutën e 85-të me Christoph Lang, i cili shënoi me kokë pas një aksioni nga goditja anësore. Me këtë barazim, Austria ruan kreun e grupit, ndërsa Kosova merr një pikë në shtëpi. Xh.K/ReportTv.al Edon Zhegrova Milot Rashica Fisnik Asllani kosova Liga e Kombeve austria Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.6% Jo 20.9% Nuk e di 7.5% Vota total: 1367 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

