Lajme Zone
‘Prania Besnike’, zbulohet sa qytetarë kanë paraqitur probleme dhe si vjen zgjidhja
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Prania Besnike’, zbulohet sa qytetarë kanë paraqitur probleme dhe si vjen zgjidhja

Kur kanë kaluar pesë javë nga vënia në zbatim të Pranisë Besnike përmes takimeve individuale të deputetëve të PS me qytetarët. Çdo ankesë e qytetarëve e mbajtur shënim nga deputetët, hidhet në një platfromë të dedikuar online.

Kur kanë kaluar pesë javë nga vënia në zbatim të Pranisë Besnike përmes takimeve individuale të deputetëve të PS me qytetarët, Top Channel zbulon sa është numri total i shqetësimeve të mbledhura deri më tani. Çdo ankesë e qytetarëve e mbajtur shënim nga deputetët, hidhet në një platfromë të dedikuar online. LEXO edhe...Trafik kilometrik në Elbasan, paralizohet qarkullimi drejt Tiranës! (PAMJE ME DRON) Burime nga PS i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se prej 4 Shtatorit kur nisi të zbatohet Prania Besnike, në platformën Praniabesnike.PS.Al janë regjistruar mbi 1862 problematika. Pas disa bisedave me deputetë socialist, për herë të parë Top Channel tregon si funksionon “Prania Besnike” një aksion politik i udhëhequr nga Edi Rama, më i rëndësishmi për PS në këtë mandat të katër qeverisës. Platforma udhëhiqet nga katër parime të cilat janë. Dëgjo, Shëno, Adreso dhe Ndiq. Në një fjali më poshtë këtyre parimeve shkruhet “Nga toka duken më mirë njerëzit” shoqëruar me foton e disa Flamigove. Pas mbarimit çdo të premte të dëgjesave me qytetarët, çdo deputet me kredenciale të personalizuara, futet në platformën Praniabesnike.PS.Al ku regjistron shqetësimet e marra nga çdo qytetar. Më pas i dërgohet me E-mail ankesa institucionit përkatës i cili është i detyruar brenda 30 ditëve, të kthej përgjigje me zgjidhjen e problemit. Kjo përgjigje e marrë hidhet në sistem si rast i zgjidhur apo në proces për tu zgjidhur. Në rastet kur kalon ky afat dhe institucioni nuk përgjigjet, atëherë drejtuesi politik i qarkut, kontakton institucionin, duke kërkuar shpjegime rast pas rasti kur mungon përgjigja. Vetë kryeministri Edi Rama mori pjesë në një prej takimeve të Pranisë Besnike më 11 Shtator zhvilluar në Shkozë. Foton e shoqëroi me këtë koment: “Prania Besnike është një eksperiencë krejt ndryshe nga çdo gjë që kam jetuar në politikë prej kaq shumë vitesh.” Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama çdo javë ka mbledhur në Vilën e Kuqe në Tiranë, 12 Drejtuesit Politik të PS, të cilët me detaje kanë raportuar ecurinë e Pranisë Besnike./ TCH Xh.K/ReportTv.al PS Prania Besnike Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.6% Jo 21% Nuk e di 7.5% Vota total: 1368 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?