Armëpushimi 60-ditor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit skadon këtë të hënë, ndërsa tensionet mes dy vendeve janë të larta dhe diplomacia mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e konfliktit. Në Jerusalem u mbajt takimi mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe të dërguarit amerikan Jared Kushner. Në takim merr pjesë edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair. Të dielën delegacioni amerikan zhvilloi takime në Egjipt me përfaqësues të Hamasit. LEXO edhe...Trump kërcënon Omanin: Do ta bombardojmë nëse na pengon me Iranin Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka nxitim për përfundimin e konfliktit dhe konfirmoi ekzistencën e një kanali konfidencial komunikimi me zyrtarë të lartë iranianë. Ai përsëriti se objektivi kryesor i SHBA-së është të pengojë Iranin të sigurojë armë bërthamore. Në të njëjtën kohë, Trump paralajmëroi edhe Omanin lidhur me negociatat për Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se Uashingtoni mund të ndërmarrë sulme të rënda nëse Muskat do të pengonte procesin. Ndërkohë Teherani ka mohuar raportimet për një takim sekret me SHBA-në në Erbil. Zëdhënësi iranian Esmaeil Baqaei i cilësoi ato si “luftë psikologjike”, duke theksuar se ekipi negociator ka mbështetjen e institucioneve iraniane. Ndërkohë, një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se dështimi i diplomacisë mund të sjellë përshkallëzim në Ngushticën e Hormuzit dhe në të gjithë rajonin. Me skadimin e armëpushimit, mbetet e paqartë nëse diplomacia do të shmangë një përshkallëzim të ri ushtarak në rajon. Ora 21:55 Rebelët Huthi: Sulmuam një anije në Detin e Kuq! Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, deklaruan se sot, më 17 gusht, kanë shënjestruar një anije saudite dhe katër anije shoqëruese në Detin e Kuq.Lidhur me këtë pretendim të rebelëve jemenas ende nuk ka ndonjë reagim nga autoritetet saudite.Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, publikoi në rrjetet sociale informacionin se anija saudite u godit me raketa nga Moça, në bregun e Jemenit.Ndërkaq, duke cituar mediat lokale, Al-Jazeera raportoi se katër persona janë vrarë dhe tetë janë plagosur në sulmet e kryera nga rebelët Huthi në qytetet jemenase të Maribit dhe Moças.Autoritetet lokale thanë se gjashtë raketa balistike dhe katër dronë goditën Maribin, duke plagosur katër persona. Sipas raportimeve qyteti Moça po ashtu është sulmuar nga rebelët në ditët e fundit.Më herët, gjashtë persona u raportuan të vrarë, përfshirë tre pakistanezë dhe dhjetë të plagosur, pasi rebelët Huthi sulmuan një anije mallrash në Moça, të Detit të Kuq. Muajin e kaluar, rebelët Huthi njoftuan se do të vendosnin bllokadë ndaj porteve saudite. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al SHBA lufta në Iran donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.3% Social media 17% Vota total: 2561 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

