Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në programin e drekës në News24, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka humbur peshë në arenën ndërkombëtare, por se Bashkimi Europian nuk kërkon largimin e tij, pasi i intereson ruajtja e stabilitetit politik. Ai tha se problem nuk është vetëm dhuna, por sistemi i narkoshtetit i ngritur nga Rama. “Rama ka humbur shumë sidomos në mediat ndërkombëtare dhe kjo vë në vështirësi edhe Macron, Marta Kos dhe Tony Blair. Nuk e di se çfarë këshillash i ka dhënë ai, ndoshta qeveris mirë me narkoshtet.
BE kërkon stabilitet, thonë se nëse ikën ky kush do të vijë se na siguron ca gjëra. Duhet protestuar edhe kundër ndërkombëtarëve, nuk i sheh Gonzato kullat?
Duan të fusin narkoshtetin në BE. Këtu problem nuk është dhuna, është sistemi që ka ngritur dhe Gjermania e Holanda e dinë sepse kanë probleme me krimin shqiptar andej. Autoritetet e tyre na kanë sjellë në SPAK informacionet. Por ka një lloj paragjykimi se shqiptarët kaq demokraci meritojnë.
Nuk kanë mjaftueshëm frikë sepse ka kapur sistemin e drejtësisë, ndryshe s’do të jepte 4 milione euro për një koncert”, tha Lubonja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
