Lajme Zone
Lojërat Mesdhetare/ Kombëtarja U-21 humbet 2-0 kundër Algjerisë, kuqezinjtë mbyllin rrugëtimin në 'Taranto 2026'
SportShqiptarja

Lojërat Mesdhetare/ Kombëtarja U-21 humbet 2-0 kundër Algjerisë, kuqezinjtë mbyllin rrugëtimin në 'Taranto 2026'

Italia shënoi një gol më shumë se Shqipëria dhe falë golavarazhit siguruan kalimin në gjysmëfinale.

ITALI - Kombëtarja shqiptare U-21 e futbollit ka mbyllur rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi e përfi Grupin B në vendin e tretë me 4 pikë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u mundën 2-0 nga Algjeria në ndeshjen e tretë të grupit, zhvilluar të mërkurën. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë algjerianët gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Lahlou Akhrib dhe Houssem Abdelaziz. Shqipëria e mbylli fazën e grupeve me 4 pikë, pas barazimit 1-1 ndaj Italisë dhe fitores 3-1 ndaj Kosovës. LEXO EDHE:Malago krah UEFA-s: Italia tërheq mbështetjen për kreun e FIFA-s, Gianni Infantino Megjithatë, pas fitores 3-0 të Italisë ndaj Kosovës, italianët arritën të kalojnë Shqipërinë në renditjen e Grupit B dhe siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale falë golavarazhit më të mirë. Kështu, kuqezinjtë e mbyllin aventurën në “Taranto 2026”, pas një paraqitjeje pozitive në turne, ku arritën të marrin një fitore dhe një barazim në tre ndeshje. Grupi B, renditja: Algjeria 9 pikë Italia 4 pikë Shqipëria 4 pikë Kosova 0 pikë S.Dh/Shqiptarja.com TAG: itali Algjeria alban bushi lojerat mesdhetare Taranto 2026 kombetarja U-21 fshf Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.7% Nuk e di 13% Vota total: 3069 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?