Dinamo do të luajë sot në orën 19:00 ndeshjen e kthimit të fazës play-off të Conference League ndaj qipriotëve të Pafosit, në Limassol. Dueli i një jave më parë në 'Elbasan Arena' përfi 1-1 dhe 'Blutë' e Ilir Dajës kanë shanse për të shkruar historinë, duke dashur të kualifikohen për herë të parë në fazën finale të një kompeticioni evropian. Në prag të sfidës vendimtare, trajneri i Dinamos, Ilir Daja dhe kapiteni Bruno Dita dolën në konferencën për shtyp, duke shprehur besimin se skuadra mund të arrijë objektivin e kualifikimit. LEXO edhe...Champions League/ Muriqi dërgon Fenerbahcen në fazën e ligës, goli i Arbër Hoxhës s'vlen! Më tej AEK-u i shqiptarëve, eliminohet Lyoni Daja konfirmoi se grupi është i plotë dhe i gatshëm për përballjen, ndërsa vlerësoi forcën e Pafosit, sidomos kur luan në shtëpi. “Ndeshja e parë ka qenë e barabartë, gjë të cilën e tregoi edhe rezultati. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë më të mirë, por në fundin e saj dhe në fillimin e pjesës së dytë patëm mundësitë tona. Rivalët? Kur luan me një skuadër të fortë si Pafos, duhet të jesh efikas në finalizim. E dimë çfarë ndeshjeje na pret, pasi Pafosi është më i fortë në fushën e tij. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve në dispozicion, duke pasur parasysh edhe faktin se në fundjavë nisëm kampionatin. Fokusi kryesor gjatë seancave stërvitore ka qenë finalizimi, sepse në këto nivele nuk krijohen shumë raste. Ato mundësi që krijohen duhet të finalizohen”, deklaroi Daja. Edhe kapiteni Bruno Dita u shfaq optimist përpara sfidës, duke theksuar se Dinamo do të japë maksimumin për të siguruar kualifikimin. "Për ne është një arritje e madhe që jemi këtu për të luajtur play-off-in e Conference League për të dytin sezon me radhë. E kishim si objektiv që në fillim të këtij rrugëtimi evropian të arrinim në këtë moment dhe të synonim fazën në grupe. Gjendja në skuadër është shumë e mirë. E dimë forcën e kundërshtarit, por kemi shumë besim se do të dalim me rezultatin e kërkuar dhe do të arrijmë qëllimin tonë”, u shpreh kapiteni i Dinamos. Gjithçka mbetet për t’u vendosur mbrëmjen e sotme në Limassol, aty ku Dinamo do të kërkojë një tjetër paraqitje të mirë evropiane dhe një biletë për në fazën e ligës së Conference League. S.Dh/ReportTv.al qipro bruno dita ilir daja Pafos Dinamo conference league uefa Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 34.9% Nuk e di 12.9% Vota total: 3121 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

