Deputetë të PDK-së dhe AAK-së mësynë sot para godinës së qeverisë në Kosovë dhe i bënë thirrje Albin Kurtit që të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja. Ata thanë se populli i ka sakrifikuar shumë dhe ka derdhur gjak për Kosovën, prandaj Albin kurti nuk mund të tallet sipas tyre. Rojet e sigurisë i ndaluan deputetët, ndërkohë që Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i kujtoi përgjegjësit të rojeve të sigurimit se me ligj "më lejohet qasja në të gjitha institucionet." LEXO edhe...Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli del para gjykatës në Prishtinë më 7 shtator Në protestën e sotme të deputetëve të PDK-së para Qeverisë, janë bashkuar edhe asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova. Një ditë më parë, AAK dhe PDK kallëzuan penalisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Qeverisë në detyrë, duke e akuzuar se po merr vendime në kundërshtim me ligjin. U.D/ReportTv.al kosove prishtine PDK AAK Albin Kurti vlora citaku Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.9% Vota total: 3167 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
