Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, pas një konflikti, bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me sqepar në pjesën e ballit.
E reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin në Komisariat, ku po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Edhe gruaja po dëshmon para uniformave blu, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.
