Shqipëria ka siguruar medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me mundësin Islam Dudaev që triumfoi në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë. Dudaev u shpall fitues pasi kundërshtari i tij në finale, Fati Vejseli, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi. Në momentin e ndërprerjes së duelit, mundësi kuqezi ishte në avantazh. LEXO edhe...Taranto 2026/ Mundja i dhuron Shqipërisë medaljet e para në Lojërat Mesdhetare, Abakarov dhe Dudaev në finale për arin Me origjinë nga Dagestani i Rusisë, Dudaev garon për Shqipërinë që prej vitit 2022. Ai ka një karrierë të pasur me medalje, ku spikasin bronzi olimpik, medalje të arta dhe të bronzta evropiane, si dhe tashmë medalje të arta dhe të bronzta në Lojërat Mesdhetare. Për Vejselin, medalja e argjendtë përfaqëson një tjetër rezultat të rëndësishëm në karrierën e tij. Ndërkohë, Shqipëria ka siguruar edhe një tjetër medalje të argjendtë në mundje. Zelimkhan Abakarov, gjithashtu me origjinë nga Dagestani, u rendit i dyti në kategorinë deri në 65 kilogramë, në stilin e lirë. Abakarov u mposht në finale me rezultatin 4-2 nga turku Ahmet Duman, duke u detyruar të kënaqej me medaljen e argjendtë. Një ditë më parë, Shqipëria kishte siguruar edhe medaljen e bronztë në mundje, në stilin greko-romak. Ardit Zeneli u ngjit në podium në kategorinë deri në 67 kilogramë, pasi mposhti grekun Stavros Ntounias me rezultatin 9-8.Zeneli zhvilloi një duel të luftuar, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar medaljen e bronztë për delegacionin shqiptar. Kështu, me triumfin e Dudaevit, Shqipëria numëron tashmë tre medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”; një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë. Ora 20:46 Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes: Urime, rezultate entuziaste! Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në Taranto.Mundësit kuqezi siguruan tri medalje, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.Islam Dudaev u shpall kampion, duke fituar medaljen e artë, ndërsa Zelimkhan Abakarov mori medaljen e argjendtë. Ardit Zeneli e mbylli garën me medalje bronzi.“Shumë urime për ekipin tonë të mundjes për rezultatet entuziaste në Lojërat Mesdhetare të Tarantos! Suksese!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale. Share U.D/ReportTv.al islam dudaev lojerat mesdhetare Taranto 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 49.6% Keq 27.6% Nuk e di 22.8% Vota total: 123 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

