Erion Veliaj Lobimi i kryebashkiakut të Tiranës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shoqërinë "Kasowitz", duket se po i kalon 700 mijë dollarë. Fillimisht u raportua për një vlerë prej 200 mijë dollarësh, më pas ajo shkoi rreth 300 mijë, tani së fundi është deklaruar një vlerë rreth 500 mijë dollarë, por me sa duket shifra që po shpenzojnë Erioni dhe Arbër Veliaj për lobim në SHBA po i kalon 700 mijë dollarë. Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë 3 Nëntor, 16:13 Mjafton të klikoni te ky link që është linku “fara.gov” dhe të kërkoni me emrin Erion Veliaj ose me emrin e kompanisë “Kasowitz” ose me emrin e vëllait të tij, Arbër Veliaj. Këtu do të shfaqen të gjitha të dhënat që duan të dinë njerëzit, sa është vlera, si gënjehet departamenti i shtetit, si gënjehen senatorët me shkrimet e Mero Bazes, me shkrimet e Ylli Manjanit, me shkrimet e militantëve dhe patronazhistëve të PS-së, me mediat e majta që kanë përfituar nga reklamat e Arbër Veliajt, që publikojnë materiale, të cilat më pas përkthehen anglisht dhe u serviren senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë. Gjithashtu, në këtë dokument do të shikoni vlerën 300 mijë dollarë.
Pagesa prej 300.000 dollarësh Në dokumentin tjetër më poshtë do të shikoni një vlerë tjetër prej 219 mijë dollarësh.
Pagesa prej 219.000 dollarësh Ndërsa te ky dokument vlerën tjetër prej 209 mijë dollarësh. Pagesa prej 209.000 dollarësh Këto janë vlerat e deklaruara në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së nga lobistët. Pra, afërsisht këto fatura që ne kemi nxjerrë shkojnë në total rreth 728 mijë dollarë. Kjo është një shumë parash, e cila ka filluar të lëvrohet nga marsi i 2025.
Por Erion Veliaj me lobistët e tij takimet i ka pasur përpara se ai të arrestohej, ku është vënë në kontakte menjëherë, ose ndoshta gjatë kohës që e kuptoi se po hetohej thellësisht nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado dhe menjëherë kontaktoi lobistë amerikanë duke menduar se me shkrime dhe me kontakte kongresesh nuk do të arrestohej. Pagoi 220 mijë dollarë për mashtrime/ Ja dokumentet e lobimit të Veliajt në SHBA
14 Janar, 17:05 Megjithëse paratë janë derdhur lumë, burimi i deklarimit të këtyre parave është vëllai i Erion Veliajt, Arbri, i cili nga viti 2015 e në vazhdim është bërë me kompaninë e tij “Gogel” një nga njerëzit kryesorë të shpërndarjes së reklamave në mediat në Shqipëri, ndaj dhe ka një lidhje të fortë të tij me shumë nga portalet apo gazetat dhe mediat e majta, ku qarkullojnë miliona e miliona euro reklama në vit. A qëndron Erion Veliaj pas suksesit të kompanisë ‘Gogel’ të vëllait?
11 Dhjetor, 23:01 Me sa duket fitimet që vijnë nga kompanitë private që reklamojnë në media nëpërmjet Arbër Veliajt, shumë nga këto para po çohen drejt SHBA-së për lobim për Erion Veliajn dhe vetë Arbrin. Sipas të dhënave zyrtare, duken dhjetëra kongresmenë dhe senatorë të kontaktuar, paratë janë derdhur lumë prej gati dy vitesh, megjithëse në SHBA dy ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme në Kongres dhe në Senat, zgjedhjet e mesit të mandatit, siç quhen, dhe shumë prej kongresmenëve dhe senatorëve janë larguar. Shpresojmë që shumica e këtyre lekëve mos t'u kenë ikur lekë kot me kongresmenët dhe senatorët që ka kontaktuar Erion Veliaj, por përtej çdo lobimi, fjalën e fundit e ka drejtësia. FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe drejtësisë
19 Qershor, 12:09 Erion Veliaj prej 14 muajsh nuk pranon të shkojë të gjykohet. Një mal me prova, një dosje që përmban 60 mijë faqe dhe Erion Veliaj në vend që të përballet me drejtësinë, shkon dhe shpenzon deri tani, sipas këtyre dokumenteve, të paktën 728 mijë dollarë për lobim. Erion Veliaj, prej një viti e tre muaj nuk pranon të gjykohet 7 Shtator, 15:26 Këto para mund t'i kishte kursyer, duke përshpejtuar gjyqin e tij, duke u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe, pse jo, duke mundur prokurorët dhe zbardhur të vërtetën, dhe për të qenë qytetar i lirë më pas, pse jo dhe një lider politik në Shqipëri. Në fakt, e vërteta është që ai ka zgjedhur të mos përballet me drejtësinë, por të lobojë dhe t'i shmanget gjykimit. Të paktën deri në këto momente, vlera e lobimit shkon rreth 728.000 dollarë, sipas dokumenteve që ne kemi nxjerrë, dhe, nga ana tjetër, prej 14 muajsh Erion Veliaj nuk shkon të gjykohet./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

