Lajme Zone
'Llogaria juaj bankare është pezulluar', mesazhe mashtruese në emër të Bankës së Shqipërisë, BSH paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqe, raportojini në polici
TeknologjiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Llogaria juaj bankare është pezulluar', mesazhe mashtruese në emër të Bankës së Shqipërisë, BSH paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqe, raportojini në polici

Banka e Shqipërisë paralajmëron qytetarët të mos bien pre e këtyre mesazheve mashtruese që po qarkullojnë në emër të saj dhe u kërkojnë të klikojnë në një lidhje për të përditësuar të dhënat bankare.

Mesazhe të rreme në emër të Bankës së Shqipërisë po u dërgohen qytetarëve, duke i njoftuar se llogaria e tyre bankare është pezulluar dhe se duhet të klikojnë në një lidhje për të përditësuar të dhënat. Banka e Shqipërisë paralajmëron se këto mesazhe janë mashtrim dhe synojnë të vjedhin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve. Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë lidhjet e dërguara, të mos u përgjigjen mesazheve dhe të mos japin të dhëna të kartave bankare, fjalëkalime, kode PIN apo kode verifikimi. LEXO EDHE:Rritet pasiguria ekonomike, BSH: Protestat kërkojnë vëmendje! Inflacioni kthehet në objektiv prej 3% në 2028-ën Nëse kanë dhënë të dhëna ose vërejnë veprime të paautorizuara në llogaritë e tyre, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën përmes kanaleve zyrtare. Banka e Shqipërisë u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që çdo mesazh të tillë ta raportojnë pranë organeve kompetente. U.D U.D Shqiptarja.com TAG: banka e Shqiperise mesazhe mashtruese Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

12 Nëntor, 17:55

Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.3% Të gabuar 24.7% Nuk e di 3% Vota total: 1410 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?